• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

SHQIPËRIA TJETËR

13:18 : 11/06/2019
në BOLD BLOG

Nga Silvana Begaj

Nëse të ëndërrosh pak është e rrezikshme, zgjidhja nuk është të ëndërrosh më pak, por të ëndërrosh më shumë, të ëndërrosh gjatë gjithë kohës. (M.Proust)

Dhe unë kam një ëndërr. Sot dua të ëndërrojmë të gjithë bashkë! Të ëndërrojmë për një Shqipëri tjetër për një Shqipëri të lirë. Një Shqipëri të bukur dhe Europiane ku i varfri nuk shtypet, ku i sëmuri nuk përbuzet, ku krimineli ka frikë ligjin dhe jo ligji kriminelin. Unë dua një Shqipëri ku jep përpara se të marri. Një Shqipëri që e mban dhe e motivon rininë, nuk e shtyp dhe e largon atë. Ëndërroj Shqipërinë tjetër me një rini që nuk korruptohet, nuk joshet, por reagon për përmirësimin dhe zhvillimin e saj. Ëndërroj Shqipërinë tjetër ku pensioni i atyre që kanë punuar një jetë mos të jetë vetëm për ti turpëruar ata. Ëndërroj Shqipërinë tjetër ku ata që janë të papunë mos të futen në burg se nuk kanë paguar dritat. Në Shqipërinë tjetër strehimi nuk është luks por nevojë thelbësore për jetën. Në Shqipërinë tjetër shteti nuk udhëhiqet nga bandat dhe krimi. Në Shqipërinë tjetër kushdo që thyen ligjin ndëshkohet pavarësisht statusit që ka.

Në Shqipërinë tjetër fondet nuk shkojnë në xhepat e politikës por në destinacionin e duhur. Ëndërroj që edhe shqiptarët e Shqipërisë tjetër të kuptojnë që forca janë ata, janë ata që vendosin dhe nuk lejojnë të përdoren. Ëndërroj një popull që nuk digjet në zjarr për një politikan, por e ve para përgjegjësisë nëse thyen ligjin. Ëndërroj një Shqipëri që mos të dëgjohen vrasje çdo ditë. Ëndërroj një Shqipëri që të dëgjohemi nëpër botë për bukuritë natyrore, për talente e jo për vrasje, drogë, prostitucion, krim dhe mafie. Në Shqipërinë tjetër ka gjykata funksionale dhe jo shqiptar që iu vidhet e drejta për një grusht me para. Në Shqipërinë tjetër nuk futesh në punë se valëvite disa flamuj me ngjyra politike, por sepse je i aftë. Në Shqipërinë tjetër fondet, taksat shërbejnë për të mira dhe shërbime publike në shërbim të qytetarit dhe që gjeneron vende pune, jo për të pasuruar një politikan të etur.

Lexo edhe:

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

Në Shqipërinë tjetër kush vret dënohet, nuk ikën në drejtim të paditur ose ngelet përgjithmonë anonim. Në Shqipërinë tjetër shkon në Universitet ai që dëshiron të shkollohet dhe që ka pasion, durim dhe investon në kohë për diturinë e tij, jo ai që nuk di të shkruajë emrin, por thjesht ka para. Në Shqipërinë tjetër ka ilaçe dhe ushqime të kontrolluara jo ilaçe dhe ushqime të skaduara që vrasin dhe helmojnë çdo ditë fëmijët tanë. Në Shqipërinë tjetër nuk admirohet krimi, por dënohet, nuk idealizojmë të fortin, por të diturin. Në Shqipërinë tjetër mbillen pemë, jo pallate. Në Shqipërinë tjetër politikanët i shërbejnë popullit, jo populli politikanëve dhe shteti nuk luan filma bardh e zi me shumë seriale dhe me të njëjtët aktor, por punon për qëllimin e detyrës së marrë. Në Shqipërinë tjetër një karrige nuk është mbretëri e trashëguar përjetësisht dhe brez pas brezi ,por një detyrë e përkohshme. Në Shqipërinë tjetër nuk është ëndërr Gjermania, por është ëndërr Shqipëria jonë, e juaja dhe e fëmijëve tanë.

Në Shqipërinë tjetër media është e lirë dhe jo vegël propagandistike e varur nga partitë politike. Në Shqipërinë tjetër ne jemi të barabarte si çdo qytetar i Europës dhe jo delja e zezë europiane. Në Shqipërinë tjetër ka shtresë të mesme dhe jo 4 zengjin dhe pjesa tjetër ne varfëri ekstreme. Në Shqipërinë tjetër fëmijët ëndërrojnë për dhe si Piter Pan jo për dhe si Toni Montana.

Në Shqipërinë tjetër ne njihemi për mikpritje dhe jo për vëllavrasje. Në Shqipërinë tjetër femra është e fortë dhe domosdoshmëri jo objekt seksual i meshkujve me para. Në Shqipërinë tjetër rinia është jetë, e ardhmja ambicioze e vendit dhe jo ata që mbushin kafet e qytetit për të vrarë ditët dhe me to dhe ëndrrat dhe shpresat. Kjo është Shqipëria tjetër, Shqipëria ime, Shqipëria jote, e së ardhmes dhe e të gjithëve atyre që e meritojnë, Shqipëria që do ndërtojmë sëbashku.

Ndoshta po ëndërroj shumë, por nuk dua të zgjohem!Më mirë një Shqipëri në ëndrra se një Shqipëri në zjarr!Hiqini duart tuaja të pista nga Shqipëria tjetër ajo i përket brezit të ri!

*Autorja është Assistant pedagoge ne Universitetin e Gävle

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

11:26 : 12/07/2025
AKTUALITET

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

11:11 : 12/07/2025
AKTUALITET

Një shefe në Kuçovë/ Proda vijon me ndryshimet në Polici, kush janë 11 emërimet e fundit (EMRAT)

10:58 : 12/07/2025
Para

Zjarr tek spitali, ndërrojnë jetë gjashtë persona

TË GJITHA

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025

Përjashtimi/ “Rafaelo” 6 muaj larg tenderave, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit

11:37 : 12/07/2025

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

11:28 : 12/07/2025

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

11:26 : 12/07/2025

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

11:11 : 12/07/2025

Një shefe në Kuçovë/ Proda vijon me ndryshimet në Polici, kush janë 11 emërimet e fundit (EMRAT)

10:58 : 12/07/2025

I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

10:51 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com