Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka informuar anëtarët e Këshillit Kombëtar, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, ndërsa ka përjashtuar çdo aludim se ka bisedime të fshehta mes tij dhe Edi Ramës për zgjidhjen e krizës.
Burime nga PD bëjnë të ditur se Basha ka deklaruar se nuk ka asnjë negociatë me Ramën, as me ndërmjetës dhe as me kanale të fshehta mes tij dhe kryeministrit.
“Largimi i Ramës shtë kusht i panegociueshëm dhe ky nuk ka ndryshuar. Të gjithë ata që janë kapur në përgjimet e prokurorisë duke vjedhur votat e shqiptarëve, duhet të dalin para drejtësisë”, mësohet të jetë shprehur Basha, duke i cilësuar këto dy kushte si themelin e kërkesave të opozitës.
Sipas tij, përsa kohë Edi Rama nuk do të largohet nga posti i kryeministrit nuk do të ketë negociata.