• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ftesë për vetëvrasje

08:22 : 10/06/2019
në AKTUALITET, OP-ED

Nga Edmond Tupja

Dje, në mbrëmje, mendo va gjatë për gjendjen tejet të nderë të krijuar nga përplasja pa kthim, jo aq midis shumicës qeverisëse me në  krye prijësin e saj autokrat të droguar me pushtet dhe opozitës së vendosur për ndryshim rrënjësor të situatës kritike, sesa midis popullit tim të rraskapitur prej varfërimit galopant e mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, diktaturës së oligarkisë, krimit të organizuar e hallkave të tij mafioze.

Duke pasur parasysh kryeneçësinë cinike të Kryeministrit Rama të mbërthyer me thonj e me dhëmbë pas pushtetit të tij absolutist, të cilit gjithsesi po i lëkunden themelet nga tërmeti i protestës popullore, për një çast pata përshtypjen se gjendja në fjalë do të vazhdonte pambarimisht, sepse sa më shumë protestuesit thërrasin “Rama ik!”, aq më shumë Kryeministri Rama i thotë vetes “Rama rri!”, i ndjekur nga kori qesharak i shpurës së tij.

Më kot, thashë me vete, përpiqen ndërkombëtarët, përmes propozimeve dhe pozave të tyre, t’i mbushin mendjen opozitës që të dialogojë me pozitën. Pastaj, nuk e di përse dhe qysh, por arrita në përfundimin se zgjidhjen ideale për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik e ka vetëm Kryeministri Rama, një zgjidhje që do t’i jepte atij mundësinë e shkëlqyer të dilte i nderuar dhe madhështor nga situata e bllokuar, e rënduar dhe e mallkuar ku lëngojmë, dhe kjo përmes një gjesti historik, i cili do ta fuste atë e do ta bënte të pavdekshëm jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe në atë të vendeve më të qytetëruara të botës që nga fillimet e kohëve moderne e deri më sot.

I përfytyroj shumë mirë zonjat e zotërinjtë kureshtarë, madje krejt të intriguar, që po më lexojnë në këtë çast, tek më pyesin heshturazi: “Për ç’zgjidhje e keni fjalën, profesor Tupja? Nxitoni, pra, të na e thoni publikisht, që ne shqiptarët të dalim më në fund nga ky makth disavjeçar, i cili po na merr frymën, po na shpon veshët e po na nxjerrë sytë dhe po na helmon jetën orë e çast, çdo ditë çdo natë?” Fjalën e kam për një veprim, i cili rrjedh nga koncepti që kishin një grup filozofësh stoikë të antikitetit grek e romak (nga shekulli IV para erës së re deri në shekullin III të erës së re), të cilët në qendër të doktrinës së tyre kishin njeriun dhe përpjekjet e tij për të bërë mirë e për t’u bërë kështu i virtytshëm.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

Ata, në emër të një filozofie të lirisë së brendshme të njeriut, pavarësisht fatit, kultivonin pikërisht moralin e lirisë, ata shpallnin se njeriu vërtet i lirë i dominon emocionet dhe ndjenjat, madje ai sfidon edhe vdekjen duke… duke u vetëvrarë, po, po, duke u vetëvrarë. Vetëvrasjen e çmonte si virtytin suprem vetë Zenoni, themeluesi i stoicizmit, por edhe ithtarët e tij si Ciceroni, Epikteti, Mark Aureli dhe Seneka, deri te Montenji, filozofi frëng i shekullit XVI. Sot, në shekullin XXI, stoicizmi i lashtë rishfaqet tek eutanazia, pra, te vendimi që merr njeriu me vetëdije të plotë për t’i dhënë fund jetës kur kjo nuk ia vlen më të jetohet, sidomos përmes dhimbjesh e vuajtjesh të pafund.

Rrjedhimisht dhe për pasojë të pashmangshme, nën dritën e stoicizmit, unë marr guximin ta ftoj Kryeministrin të vrasë veten për të hyrë kështu në tempullin e artë të filozofëve stoikë antikë e modernë aq më tepër që, duke vrarë veten, ai nuk do t’i bindej urdhrit “Rama ik!”, madje do ta zhvleftësonte atë, sepse do të bëhej botërisht i pavdekshëm, duke jetuar përjetësisht jo vetëm në zemrat dhe mendjet e gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, por edhe në ato të anëtarëve të gjithë partive socialiste të mbarë botës së globalizuar.

Emri i tij do t’u vihej stadiumeve (meqë ra fjala, stadiumi i rindërtuar i Tiranës do të mbante me krenari emrin Edi Rama dhe jo më atë të Qemal Stafës!), universiteteve (meqë ra sërish fjala, tri universitetet e kryeqytetit, ai i Tiranës, ai Politeknik dhe ai Bujqësor, do të quheshin përkatësisht “Universiteti Edi Rama 1”, “Universiteti Edi Rama 2” dhe “Universiteti Edi Rama 3”!), Teatrit Kombëtar të “rindërtuar”, Operës së “ristrukturuar”, Teatrit të Kukullave të “rikonceptuar”, Lanës së “rilindur”, autostradave me pagesë, çdo sheshi, rruge e rrugice ku do të ketë kaluar Kryeministri ynë për së gjalli, kurse shëtitorja “Dëshmorët e Kombit”, ku do të kalojë në stilin e një sfilate madhështore dhe nën tingujt e një muzike funebre engjëllore, arkëmorti me kufomën shenjtore të Kryeministrit tonë të vetëvrarë në mënyrë hyjnore, do të mbajë deri në amshim, me vendim të shumicës kuvendore, emrin e tij më të kumbueshëm se muzika e trupave qiellore, siç do të shprehej Pitagora.

Së fundi, lidhur me mënyrën e vetëvrasjes së tij, unë do t’i sugjeroja me shumë përulësi Kryeministrit t’i hidhte një sy të kujdesshëm librit të francezit Vercors me titull “21 receta praktike për një vdekje të dhunshme”, të përkthyer nga A.Ç. e të botuar nga OMBRA GVG, Tiranë, 2010. Megjithatë, nëse ai nuk do të kishte kohë t’i kalonte, qoftë edhe vetëtimthi, në revistë recetat në fjalë, kam nderin, kënaqësinë e privilegjin t’ia përmbledh unë në çast: Vetëvrasje me plumb kokës, me zhytje të plotë, me zhytje të pjesshme, me asfiksi karbonike, me asfiksi të gaztë, me varje në litar, me rënie nga lartësia, me helmim, me prerje damarësh, me shkuarje në hu, me shtypje, me shqyerje nga shtazët, me djegie për së gjalli, me shpërthim, me harakiri, me tepri hidraulike, me petëzim, me varrosje për së gjalli, me sëmundje ngjitëse të qëllimtë, me të pangrënë, me tepri jetëgjatësie.

Sidoqoftë, diçka më thotë se ai, më shumë gjasë, do të tundohej të zgjidhte vetëvrasjen me tepri, si më pak të dhimbshmen, por jo më dinjitozen kur mendon se në pleqërinë e thellë, pra, kur ke tepri jetëgjatësie, je i detyruar të vegjetosh me pampersa në prapanicë e sidomos në tru. “A bon entendeur, salut!” thotë frëngu, fjali që unë do ta shqipëroja “Daullja bie për ata që kanë veshë”.

Panorama

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Kur do zhvillohen zgjedhjet lokale? Flet Meta

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com