• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokati jep shpjegimet ligjore për 30 qershorin: Nëse Meta do shkarkonte Ramën dhe Veliajn…

16:03 : 10/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

A ka të drejtë PS të ankimojë vendimin e Presidnetit Meta për ç’dekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale. Konstitucionalistët janë të ndarë. Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume është shprehur se vendimi i Metës hyn në fuqi automatikisht në kushtet kur Gjykata Kushtetuese, ku mund të apelohej dekreti, nuk ekziston. Ndërkohë, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, në kushtet kur Kushtetuesja nuk funksionon.

Reagimi i radhës vjen nga avokati Altin Goxhaj, i cili shprehet se dekreti i Presidentit nuk mund të ankimohet në Gjykatën Administrative por veç në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka komentuar edhe vendimin e KQZ: “KQZ nuk ka kompetencat e Gjykatës Kushtetuese që të diskutojë nëse është i vlefshëm apo i pavlefshëm dekreti i Presidentit”.

Në një status në Facebook, Goxhaj shpjegon edhe arsyet ligjore:

A mund të kundërshtohen në Gjykatë Administrative Dekreti i Presidentit për Zgjedhjet?

S’ka asnjë mundësi ligjore!

Lexo edhe:

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

Ai mund të ankimohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese pasi caktimi i datës së Zgjedhjeve është akt i natyrës juridiko-kushtetuese:
[Neni 92 (pika gj.) i jep fuqi ekskluzive Presidentit ku përcaktohet se ai “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”]!

Sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese me vendimin nr. 25, datë 13.2.2002 është përcaktuar si cilat lloje dekretesh mund të ankimohen në Gjykata Administrative:
– vetëm ato me karakter individual (psh emërim apo shkarkim prokurorësh, gjykatësish, etj).

Pra Dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dt së Zgjedhjeve, që të konsiderohet Akt Administrativ Individual dhe që të kundërshtohet për pavlefshmëri absolute në Gjykatë Administrative duhet të kishte efekt mbi një individ të caktuar nominalisht. Psh nëse Presidenti do të nxirrte Dekret për shkarkimin e Erion Velisë apo Edi Ramës. Kjo do ti jepte të drejtë këtyre t’i drejtoheshin gjykatës administrative që dekreti i Presidentit për shkarkimin e tyre mund të ishte i pavlefshëm ose i paligjshëm.

– Ndërkohë Dekreti për caktimin e datës së Zgjedhjeve nuk është as akt administrativ nënligjor sipas përcaktimit të Nenit 3 të Kodit të Procedurës Administrative (2. “Akt normativ nënligjor” është çdo shprehje e vullnetit nga një organ publik, në ushtrimin e funksionit të tij publik, që rregullon një apo disa marrëdhënie juridike, duke vendosur rregulla të përgjithshme të sjelljes dhe nuk është i shteruar në zbatimin e tij.). Po ashtu sipas doktrinës juridike të unifikuar gjatë viteve akti normativ nënligjor është akt administrativ që del në bazë dhe për zbatim të një ligji dhe jo Kushtetutës dhe prandaj ka karakter nënligjor dhe jo “nënkushtetues”.

E vetmja Gjykatë që mund të shqyrtojë është Gjykata Kushtetuese, sepse sipas:
• Neni 92 (pika gj) të Kushtetutës Presidenti “cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”
• Neni 93 “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.”
• Neni 94 “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.”

Pra, nëse ka pretendime që Presidenti ka shkelur rëndë kompetencat e përcaktuara në Kushtetutë, apo ndonjë institucion (si KQZ sot) që pretendon se Dekreti i President është nul apo çdokush tjetër (si Edi Rama apo Erion Veliaj) që deklaron se Dekreti është në kundërshtim me ndonjë kompetencë dhe ndarje pushtetesh, Kushtetuta i jep përgjigje të menjëhershme nëpërmjet Neni 131 ku shprehimisht thuhet se:
“1. Gjykata Kushtetuese vendos për: ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;”

Pra nëse Kuvendi, KQZ, Këshilli i Ministrave ka ndonjë shqetësim kushtetues, mosmarrëveshje apo tejkalim kompetencash bujrum të paraqitet te Gjykata Kushtetuese, e cila (s’nuk, hiç, fare…) është jashtë funksionit dhe s’ka asnjë mundësi ligjore të ngrihet tani që i duhet Kryeministrit që e bllokoi për 2 vjet rresht. Pikë!

P.s. Nëse KZQ nuk ndërpret proçedurat për Zgjedhje në një datë pa dekret, apo nëse gjykata të tjera (pra jo Gjykata Kushtetuese) sipas urdhrave të hierarkisë sorosiane të drejtësisë dhe Qeverisë apo nën kërcënimin e Vettingut të Soros, guxojnë të vazhdojnë çmendurinë antikushtetuese, kjo konsiderohet Grusht Shteti dhe sipas Kodit Penal Neni 224 dhe 246 të gjithë personat e përfshirë dënohen me burg!

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

10:49 : 27/08/2025
AKTUALITET

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

10:44 : 27/08/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025
AKTUALITET

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

09:53 : 27/08/2025
BOTA

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

09:38 : 27/08/2025
Para

“Denari dhe 3 anëtaret e tjerë dënohen deri në 2 vjet burg”

TË GJITHA

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

10:49 : 27/08/2025

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

10:44 : 27/08/2025

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

09:53 : 27/08/2025

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

09:38 : 27/08/2025

I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale/ VIDEO

09:20 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com