Ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, i ka vdekur vëllai i vogël, Tony Rodham, këtë të premte, bën të ditur vetë ajo përmes Teitter.
“Ne e humbën vëllain tonë Tonin, natën e kaluar. Është e vështirë të gjesh fjalë, sot mendja ime është e mbushur me kujtime të tij” shkroi ajo në Teitter. “Kur ai hynte në dhomë, e ndizte atë me të qeshura”.
Clinton e përshkroi vëllain e saj si një njeri të dashur.
“Do të na mungojë shumë” shkroi ajo për vëllain i cili u lind në vitin 1954.
Toni Rodham, nuk është shfaqur shumë në publik, edhe pse ndaj tij pritej që të shfaqej gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.