• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Ramën e thërret gjaku, i gjykon protestuesit njësoj si daja Spiro Koleka

13:37 : 08/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjaku nuk bëhet ujë. Shkon nga shkon dhe sërish kthehet në gen. Sot është koha që kryeministri Edi Rama të mendojë dhe veprojë njësoj si daja i nënë së tij, komunisti me famë të madhe dhe mjaft i ashpër, Spiro Koleka. Aty në grahmat e fundit të rënies së pushtetit, më 11 dhjetor 1990, ishte i vetmi, bashkë me anëtarin tjetër të Byrosë Politike Rita Marko që votuan kundër takimit të Ramiz Alisë me studentët dhe njëkohësisht rrëzuan edhe idenë e krijimit të pluralizmit politik. Fjalët janë të tepërta në këtë rast, mjafton të futet në ligjëratë të drejtë Spiro Koleka.

“Me këtë pluralizmin kemi lëshuar një kartë të madhe. Ne e kemi marrë pushtetin me luftë nuk e lëshojmë pa luftë, është padëgjueshme”-tha ai, në mbledhjen urgjente të mesditës në Komitetit Qëndror të PPSH-së. I menjëhershëm ishte qëndrimi i Ramiz Alisë, që tentoi ta vinte me këmbë në tokë njeriun që kërkonte luftë për të mbajtur pushtetin. “Shoku Spiro, t’ua lexoje këtë se ju nuk jeni në terezi ç’po ndodh”-tha Alia, duke i renditur disa kërkesa të studentëve dhe punëtorëve dhe shpjeguar se situata nuk ishte në favor të tyre dhe nuk duhej të shkohej në përplasje civile.

Daja i ndjerë nuk është më, por nipi i tij sot ka pushtetin. Edhe Edi e urren pluralizmin. Sot ai ka bërë gjithçka për të shuar shumëpartitizmin dhe është i gatshëm të shkojë në zgjedhjet lokale vetëm me partinë e tij. Ky “komunizëm modern”, po aplikohet nga kryeministri jonë, ndërsa i ka gati mjetet e dhunës dhe propagandës.

“Për të gjitha ata që pyesin se cfarë do të ndodhë në 30 qershor. Dy gjëra do ndodhin, së pari do të bëhen zgjedhjet dhe do të nisë mandati i ri i qeverisjes vendore për 4 vitet e ardhshme dhe së dyti do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit që të gjitha ata që do të gabojnë duke shkuar pas berihajit, jo vetëm do përballen me një nga ligjet më të ashpra që ka vendi. Ligji u bë në konsensus me plakun, kur plaku ishte kryeministër, por që në momentin kur do të fillojë procedimi penal do të ndalohen të dalin jashtë shtetit dhe pastaj, nuk do të ketë kufi ti lejojë, kudoqoftë ku do të kalojnë kontrollin e policisë, do të ndalohen si pjesë e listës së zezë të atyre që hyjnë në BE, flasin për BE, se ne SHBA jo personalisht por edhe familjarisht”-tha kryeministri sot në Çorovodë.

Lexo edhe:

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

Të keqen e daja Spiros…! Edhe ai mund të ishte përmbajtur, por sot qytetarët Rama i kërcënon se do i fusë në “listën e zezë”, që do të përballen ashpërsisht me ndëshkime, duke u kujtuar burgun.

Nuk është më vetëm frikë se po kapërcejmë një hap drejt diktaturës, por realisht jemi në diktaturë të kamufluar, ku Rama po përdor çdo formë për të mbajtur pushtetin. Pasi i ka rënë arma e madhe propaganda, po kërcënon haptas çdo qytetar protestues, çdo njeri që kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por Rama sërish kthehet në gen… Të parët e thërrasin në subkoshiencën e trazuar të tij. Në vitin 1990 dajë Spiro thonte: “pushtetin e kemi marrë me luftë dhe me luftë do e mbajmë”… Sot është e njëjta situatë, por në kohë të ndryshme.

Pushteti i Rilindjes së Edi Ramës është marrë me shumë “luftë” nga grupet e trafikut të lëndëve narkotike. Audiopëgjimet e publikuara nga tabloidi më i madh në Europë gazeta Bild në Gjermani , tregon haptas sesi trafikantë ndërkombëtar të lëndëve narkotike bëjnë fushatë të fortë, deri në kërcënim ndaj qytetarëve për të marrë vota për PS-së.

Kjo ishte “lufta në kohë paqeje” e vitit 2017, që i dha pushtet absolut kryeministrit Rama. Jemi edhe më rëndë se në vitin 1990, pasi një pjesë e elitës drejtuese të Partisë së Punës së Shqipërisë ishin kundër përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe qytetarëve të ngritur në protesta me moton: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Sot në PS nuk ka asnjë zë qoftë edhe të vakët që të shkundë disi liderin e tyre. Të gjithë janë ca “Spiro…” e shumë “Spiro-Palë” me mendje të shpëlarë nga propaganda e liderit, që janë gati të bëjnë gjithçka më kërcënim apo edhe me vepra për të mbajtur pushtet me çdo çmim të jetë ai.

Ndërgjegje shtetari është mëse e kotë ti kërkohet Ramës, kur ai nuk e ka pasur dhe as shpresohet se do i vijë tani që i kapi 54 vjeç, por dikush t’i tregojë se dhuna sjell dhunë. Të paktën të ketë disi frikë, pasi diktaturat kur bien të marrin me vete! Edhe daja Spiro do ta jepte një këshillë: Nipçe, mos shko në konflikt, ruaj edhe veten!

Lajme të lidhura

SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
AKTUALITET

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025
AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
Para

Pak para protestës, mesazhi nga Londra për Ramën: Varrmihësi…(VIDEO)

TË GJITHA

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com