Zgjodhën të kryejnë marrëdhënie në bregun e liqenit, por kjo po u kushton shumë. Ngjarja ka ndodhur së fundmi në Italinë fqinje, në zonën e Liganos.
Siç raporton “Udine Today”, një çift ishte duke kryer marrëdhënie intime në bregu e liqenit në orët e agimit, kur dikush i filmoi. Pamjet qarkulluan masivisht në chatet për smartfonë.
Nisur nga pamjet, policia italiane ka arritur të identifikojë protagonistët, ndaj të cilëve është nisur një hetim për “akte të turpshme në publik”. Sipas legjislacionit italian, nëse të pandehurit shpallen fajtorë, ata dënohen me gjobë nga 5.000 deri në 30.000 euro.