Vangjush Dako dhe Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion”, kanë debatuar mbrëmjen e sotme.
Dako it ha Fevziut se “kushedi sa herë ti nuk nxjerr lajme, kur të thonë mos nxirr këtë apo atë”.
“Nuk ka bythë njeri të më marrë mua në telefon dhe të më thotë mos më nxirr këtë apo atë”, iu drejtua Fevziu.
Ndërkohë Dako ka vijuar “po lëre tani, se ka pasur raste kur të kanë thënë, jo vetëm ty, port ë gjitha mediave”.
“Më thuaj një rast, një emër zyrtari. Kur ka ndodhur që unë s’kam nxjerrë një informacion, një lajm që e ka dalë? Më thoni vetëm një rast, një emër. Mos bëj krahasime, pse njëlloj është që të marrë një njeri të thotë mos nxirr këtë apo atë, me atë që del nga përgjimet”, ka insistuar Fevziu.
“Kur ju drejtohem juve, kam parasysh të gjitha gazetarët, se ka presione mos nxirr këtë apo atë, po lëre tani”, ka vijuar Dako.