• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano përballet me vetingun

20:59 : 05/06/2019
në POLITIKE, VETTING

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në përfundim të hetimit administrative për të tre kriteret e rivlerësimit. Trupa gjyqësore drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Kreu i Prokurorisë së Krujës u përball kryesisht me dyshimet për pamjaftueshmëri financiare për dy vite si dhe me denoncimin e një qytetari, i cili pretendonte se vajza e tij kishte dëmtuar aksidentalisht një mjet-fakt ky i pavërtetuar nga hetimi i Prokurorisë. Sqarime u kërkuan gjithashtu edhe për blerjen e një apartamenti me vlerë 7.5 milionë lekë, e shlyer me disa këste nga subjekti.

Sipas relatores Suela Zhegu, prokurori Çano ka sqaruar se burimi i apartamentit është shitja e një apartamenti në Fier në vlerën e 5.5 milionë lekëve si dhe të ardhurat nga pagat. Hetimi është shtrirë edhe në apartamentin e vjetër në Fier, për të cilën KPK arriti në përfundimin se subjekti  kishte burime të mjaftueshme për një shtesë prej 36 m2. Mungesë burimesh financiare prej 110 mijë lekësh u konstatua edhe për blerjen e apartamentit në Tiranë si dhe për vitin 2007 në shumën 237 mijë lekë. Zhegu theksoi se për kryerjen e kësaj analize nuk janë marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes, pasi nuk vërtetohej pagesa e tatimeve.

Komisioni ka hetuar për aktivitetin e bashkëshortes së prokurorit Çano, “Aristoteli Sh.P.K.”, ku sipas relatores Zhegu, është konstatuar diferencë mes fitimeve reale dhe atyre të deklaruara. Sipas relatores, prokurori Çano ka dhënë shpjegime lidhur me këto gjetje të cilat do të vlerësohen gjatë marrjes së vendimit.

Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.

Lexo edhe:

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme. Nga 8 denoncimet e kryera nga publiku, komisioni ka veçuar një prej tyre, kur denoncuesi L.B. pretendon se automjeti i tij është goditur nga një makinë tjetër, teksa ka qenë e parkuar poshtë pallatit ku jeton ai dhe prokurori Petrit Çano. Ai ka pretenduar se mjeti i tij është goditur nga vajza e prokurorit Çano dhe se i ka shkruar në FB se mund ta zgjidhnin këtë çështje, por se subjekti nuk ka pranuar. Çështja në fjalë është pushuar për mungesë të autorit dhe denoncuesi pretendon se e ka referuar në polici, por çështja nuk është regjistruar aty.

Prokurori Petrit Çano u shpreh se ishte përgjithësisht dakort me konkluzionet e Komisionit, por thekosi se do të ndalej në dy momente kur i ishte ngarkuar barra e provës. Ai theksoi se për pamjaftueshmëritë financiare të viteve 2006 dhe 2007 nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes, edhe pse ajo ka deklaruar tatimin e fitimit.

Çano e cilësoi si papërgjegjshmëri të institucioneve tatimore mungesën e dhënies së përgjigjeve të sakta. Ai shpjegoi se kur bashkëshortja e tij ka çregjistruar aktivitetin në vitin 2010 nga QKB, aty rezultonte se nuk kishte detyrime tatimore.

Sipas Çanos, ky fakt tregon se bashkëshortja i ka paguar tatimet për vitet 2006-2010, kur ka administruar aktivitetin në fjalë.

Ai shpjegoi se fitimet bruto të aktivitetit të biznesit ishin rreth 1 milion lekë, nga të cilat kishte kryer shpenzim prej 400 mijë lekësh për blerje të mobiljeve.

Më tej, Çano pohoi se pas mbylljes së aktivitetit, janë shitur asetet në vlerën e 1.4 milionë lekëve, të cilat ishin blerë gjatë viteve dhe se janë deklaruar si të ardhura në ILDKPKI dhe është paguar tatimi i fitimit.

Prokurori Çano kundërshtoi edhe denoncimin e bërë nga shtetasi L.B, duke u shprehur se nuk kishte pasur njohje me këtë person. Ai shtoi se ai i kishte shkruar në Facebook, duke pretenduar se vajza e tij i kishte dëmtuar makinën.

Çano tha se kishin lënë takim poshtë pallatit për t’u sqaruar dhe se denoncuesi kishte pretenduar se makinën ia kishte dëmtuar një vajzë bionde me Fuoristradë.

“Këto të dhëna nuk lidhen me vajzën time dhe në atë periudhë vajza nuk ka pasur makinë dhe nuk jetonte në të njëjtin pallat,” tha ai, duke shtuar se denoncuesi kërkon të gjejë përgjegjës.

“Nuk jemi përgjegjës dhe nuk kam shkelur etikën. E kam takuar për sqarim dhe komunikimi im ka qenë korrekt,” u shpreh Çano duke theksuar se nuk kishte arsye të kërkonte inskenim.

Komisioneri Hamitaj e pyeti Çanon nëse denoncimi kishte lidhje me punën e tij, ndërsa subjekti u përgjigj se nuk e dinte këtë gjë.

“Di që është nga Kruja dhe ka mbiemrin Bami, ndërsa unë shpërbej në Prokurorinë e Krujës prej tre vitesh,” tha ai.

Vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e pyeti për periudhën kur ishin paguar taksat për vlerën 1.4 milionë lekë të përfituar nga shitja e aseteve të aktivitetit të bashkëshortes. Prokurori Çano u shpreh se këto asete janë blerë nga një kopësht tjetër dhe se ishte rënë dakort se taksat do të paguheshin nga blerësi, pasi kështu ishte edhe praktika. Ai tha se i ka paguar menjëherë pasi mësoi rezultatin e hetimit.

Jacobs theksoi se ishin shumë me vonesë 9 vite dhe e pyeti se duke qenë prokuror a shikonte mangësi etike për këtë vonesë.

“E thashë që s’jam marrë me menaxhimin, por kjo nuk përjashton se duhej të kishim verifikuar”, pohoi Çano.

Në fund të seancës dëgjimore, ai shprehu vlerësim për standartin e procesit dhe pohoi se është mirë që çdo njeri të kontrollohet për të parë se ku është me detyrën dhe ligjin. Duke theksuar se ka kryer deklarime të plota dhe se ka burime të mjaftueshme për pasuritë, ai kërkoi konfirmimin në detyrë.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025
BOTA

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025
BOTA

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
Para

Kandidat për në SPAK/ KPK i gjen probleme Shkëlzen Cenës

TË GJITHA

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

08:22 : 09/06/2025

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025

Këmbimi valutor 9 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 09/06/2025

Temperatura deri në 37°C, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 09/06/2025

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com