Mijëra shqiptarë janë bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Pavarësisht kushteve të këqija të motit, qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së opozitës, ndërsa në protestë mbizotëronin flamujt kombëtarë, të SHBA, BE dhe Gjermanisë.
Kjo është protesta e 7-të kombëtare e opozitës së bashkuar me kërkesën e vetme “Rama ik”.