• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk iu lejua kandidimi, Cakaj i përgjigjet Greqisë për Fredi Belerin/ S’ka lidhje me pakicat…

20:01 : 31/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës përmes një deklarate i është përgjigjur Athinës zyrtare lidhur me rastin e moslejimit të kandidimit për kryebashkiak të Fredi Belerit.

Për këtë të fundit, KQZ dhe më pas Kolegji Zgjedhor vendosën mospranimin e kërkesës për regjistrim, ndërkohë që Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me atë që njihet si masakra e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur në 1994.

Beleri akuzohet si pjesëmarrës në ngjarjen e ndodhur 25 vjet më parë, ku komando greke sulmuan ushtarakë shqiptarë, duke vrarë dy prej tyre, në postën e Peshkëpisë.

Deklarata e MEPJ

Pas njohjes me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të datës 30 maj 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave.

Lexo edhe:

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

Greqia miraton ligjin e ri të emigracionit! Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen me forcë

Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë 10 vjeçare, kandidimin e personave për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare.

Lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.

Në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim.

Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në reformimin tërësor të vendit në të mirë të mirëqenies së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe konsolidimit të arritjeve të shënuara në drejtim të pesë prioriteteve kyçe për përafrimin me Bashkimin Evropian. Raporti i fundit i Komisionit Evropian është dëshmia më e qartë e këtij progresi në funksion të hapit të radhës, çeljes së pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim.

Në këtë frymë, vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme dhe të vyer të Greqisë për Shqipërinë dhe mbarë rajonin tonë në avancimin e rrugës evropiane, veçanërisht tani në vigjilje të vendimmarrjes së afërt, nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

Partneriteti strategjik dhe miqësia mes dy vendeve tona, si dhe dialogu i pandërprerë për tejkalimin e çështjeve dypalëshe, përfshi fuqizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi kanë qenë dhe mbeten përparësi e qeverisë shqiptare.

Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet.

Etiketa: beleriGreqiampje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025
RAJONI

Greqia miraton ligjin e ri të emigracionit! Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen me forcë

20:39 : 03/09/2025
AKTUALITET

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025
RAJONI

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

21:45 : 12/08/2025
RAJONI

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025
BOTA

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025
Para

4500 euro rrogë mujore/ Norvegjia kërkon fuqi puntore, ja ku mund të aplikoni

TË GJITHA

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

11:08 : 12/09/2025

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025
Në foto: Vasil Llajo

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com