Replika në parlament mes deputetëve të opozitës së re, Halit Valteri dhe Kujtim Gjuzi.
Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi tha se ka ardhur koha për të ndaluar gjakderdhjen dhe për një tryezë politike gjithëpërfshirëse. Unë jam për bashkëpunim,“si kryetari im, si kryetari i gjithë shqiptarëve Azem Hajdari”, shtoi.
Madje, Gjuzi përmendi edhe emra konkretë deputetësh në parlament, duke iu referuar paraardhëse të tyre, që sipas tij janë sjellë dhunshëm.
Në replikë, deputeti Halit Valteri thumboi Gjuzin. “Ata të parët gjuanin në gura, jo në gra”, tha ai.