Dashi
Gjatë këtyre ditëve po merrni sinjale të mira nga yjet, por problemi është se çdo gjë që bëni, mund të mos ketë të ardhme. Për një kohë të gjatë keni qëndruar në vend dhe keni jetuar me frikë. Pikërisht në këtë moment keni nevojë për pak më shumë shoqëri dhe inkurajim.
Demi
Për shumë nga të lindurit e kësaj shenje është një periudhë e mbushur me avantazhe, ndonëse ndiheni disi të lodhur. Aftësia juaj e vërtetë qëndron në të vlerësuarin e asaj që keni, pa pasur pengje që mund t’iu pengojnë. Shpesh jeni shembull për të tjerët.
Binjakët
Të gjithë ata që ndodhen në një situatë të sikletshme, ndoshta duhet të bëjnë një hap pas. Është një periudhë e mbushur me kujtime. Jo çdo gjë do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, por nëse ka diçka që e keni përzemër duhet të këmbëngulni më shumë. Raporti në çift do të vijë duke u përmirësuar.
Gaforrja
Parashikohet një ditë gjatë së cilës duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos kapërceni limitet. Mund të përjetoni komplikime, për shkak të polemikave të shumta. Në punë, kohëve të fundit po mundoheni që të gjeni zgjidhje efikase, por ajo që programoni nuk do të ecë. Kjo gjë nuk bën gjë tjetër veçse ju lodh dhe ju krijon shqetësime si në familje edhe në punë.
Luani
Mërkuri do të ndikojë në shenjën tuaj duke e bërë këtë të enjte të mbushur me emocione. Nëse e keni zemrën e lirë, mund të tërhiqeni nga një person i cili do i ketë sytë vetëm për ju. Në punë shumë prej jush do të dëshirojnë ndryshime, edhe pse në të vërtetë duhet të jenë shumë të kënaqur.
Virgjëresha
Edhe pse mëngjesi nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, do të keni kohë deri në mbrëmje për të bërë paqe me partnerin/en. Mos lejoni që të ndikoheni nga kritikat e personave ziliqarë. Për ata që janë vetëm do të ketë surpriza të këndshme. Shumë projekte, do të ecin mirë dhe për këtë arsye do të jeni optimistë.
Peshorja
Xhelozia që do të keni, do të bëjë që të ndiheni të acaruar. Megjithatë mos iu kushtoni rëndësi fjalëve që thonë njerëzit, por dëgjoni zemrën tuaj dhe veproni me tru, para se të bëni zgjedhje fatale. Ata që janë vetëm do të jetojnë momente harmonie dhe gëzimi në familje. Në punë, yjet do të jenë të favorshëm, për të çuar përpara një projekt të rëndësishëm, veç duhet bërë kujdes me investimet.
Akrepi
Mos i lini asgjë rastësisë, dhe mos lejoni që të përballeni me të papritura. Në dashuri do të jeni gati për të bërë një sqarim, por mos u nxitoni, shkruan noa.al. Ata që janë vetëm, do të marrin një ftesë interesante. Në punë do të ketë përmirësime, projekte të reja dhe fitime.
Shigjetari
Do të jeni shumë të përkushtuar ndaj njeriut tuaj të zemrës dhe do të keni një dëshirë të fortë për të ndërtuar diçka të konsoliduar. Ata që janë vetëm nuk do të kenë ende dëshirë që të angazhoheni seriozisht. Në sferën profesionale janë mjaft të favorizuara bashkëpunimet të cilat do të sjellin zhvillime të reja. Shfrytëzoni sa më mirë mundësitë.
Bricjapi
Saturni do ju japë më shumë energji për të përballuar gjithë ditën, por në dashuri nuk do të jeni me shumë fat dhe nuk do të mungojnë zënkat dhe keqkuptimet. Çiftet e martuara dhe që kanë shumë kohë bashkë, duhet të gjejnë më shumë kohë për intimitet. Nëse jeni vetëm, duhet të keni kujdes që të mos i besoni kujtdo. Pengesat në punë do të jenë të pranishme, por mos u shqetësoni, pasi rezultatet e shpresuara nuk do të mungojnë.
Ujori
Lëreni të kaluarën pas dhe mendoni për të tashmen. Vetëm duke ndërtuar një dialog të hapur dhe të sinqertë me njeriun që doni, do të arrini që të jetoni dashurinë. Yjet do të jenë mjaft të favorshëm për ata që janë vetëm. Në punë situata do të jetë më se e favorshme, ku do të jeni gati për të kryer detyra të rëndësishme.
Peshqit
Pasioni do të jetë një prej tipareve dalluese për shumë prej të lindurve të kësaj shenje. Yjet do të kenë ndikim pozitiv edhe për ata që janë vetëm, të cilët do të kenë mundësi që të shohin drejt së ardhmes e cila premton shumë. Në sferën profesionale, do të ketë zhvillime interesante për gjithë ata që duan të dalin nga një situatë e vështirë.