• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari i Apelit, lidhje me krimin e organizuar/ Shërbimet sekrete zbulojnë skandalin e Vettingut

14:52 : 28/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Në Nëntor 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës njëherazi dhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Enton Dhimitri.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

“Subjekti i rivlerësimit është i besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes të personit të lidhur me krimin e organizuar, pasi dëgjoi edhe zotin Dhimitri në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe konfirmon në detyrë në gjykatën e Apelit Gjirokastër”, thuhet në arsyetimin e konfirmimit nga KPK. Dhe për të njëjtën arsye janë shkarkuar disa prokurorë dhe gjyqtarë. Por Dhimitri ka bërë përjashtim dhe për më tepër as Komisioneri Publik nuk e ka ankimuar vendimin e KPK-së.

Raporti i shërbimeve sekrete

Në raportin që mban numrin 11776, të përpiluar nga DSIK dhe të dërguar pranë KPK, hidhen dyshime se Dhimitri ka pasur lidhje me persona të inkriminuar. Bëhet fjalë për kunatin e tij dhe jo vetëm.

Lexo edhe:

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

“Nga informacioni i ardhur nga institucionet  e verifikimit rezulton se për vetë shtetasin L.G, disponohen të dhëna dhe ngrihen dyshime se është i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, në bashkëpunim me persona të tjera.

Ky shtetas është arrestuar në datën 25.06.2016, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “të shkeljes së ligjit mbi narkotikët” në shtetin fqinj Greqi.

Vepër penale kjo që përfshihet në grupin e veprave penale që cilësohen nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale “vepra penale të krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit” kompetencë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ose të çdo gjykate tjetër që mund të zëvendësojë atë në ushtrimin e këtyre kompetencave”, thuhet në raportin e DSIK-ut.

Sipas të njëjtit raport, po për shtetasin L G , disponohen të dhëna se në ngarkim të tij janë referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a e 150 i Kodit Penal”.

“Subjekti i rivlerësimit Enton Dhimitri është kunati i shtetasit L G dhe sipas përkufizimit të termit “anëtar familje”2, do të kuptojmë bashkëshorti/ bashkëshor ja, i afërt deri në shkallë të katërt ose krushqi deri në shkallë të dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët”, janë lidhje e afërt familjare”.  Ndërsa shtetasi L G , nga verifikimet për të cilin janë inicuar mbi bazën e kërkesës së KPK, në cilësinë e personit të lidhur” të subjektit të rivlerësimit Enton Dhimitri, rezulton si person i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar në format sipas përcaktimeve dhe kërkesave të parashikuara në pikën 15 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016″, saqrohet në raportin e DSIK-ut.

Më tej DSIK-u,  thotë se gjyqtari Enton Dhimitri mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, për shkak të kontakteve të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar dhe për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të.

“Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit të pastërtisë së figurës’ së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë në cilësinë e gjyqtarit dhe lidhjeve të evidentuara si “persona të lidhur” sipas përcaktimeve të nenit 3, pika 13, të përfshirë në veprimtari të paligjshme, e bën subjektin e rivlerësimit Enton Dhimitri një individ që mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, vlerësim i mbështetur në pikën “c”, të nenit 37, të ligjit 84/2016.

Gjithashtu nga të dhënat që disponohen rezulton se subjekti i rivlerësimit Enton Dhimitri sipas përcaktimeve të germave “ç” e “dh” të pikës 4, germës “a” të pikës 6 të nenit 38 ka kontakte të papërshtatshme me person të përfshirë në krimin e organizuar, për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të, (shtetasin L G) , sipas përcaktimit të termit “anëtar i familjes”, veprimtaria e kundërligjshme e të cilit, është njohur dhe dokumentuar në regjistrat përkatës.

Mosdeklarimi nga ana e subjektit të rivlerësimit për përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të “personit të lidhur me të, pra për shtetasin L G , si dhe për kontaktin jorastësor që ka patur me një person të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, e ngarkon subjektin e rivlerësimit Enton Dhimitri me përgjegjësinë e fshehjes së fakteve e plotësimit të pasaktë me në vërtetësi të Deklaratës për Kontrollin e Figurës”, thuhet më tej në raportin e DSIK -ut.

/Marrë nga CNA.al/

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

11:31 : 21/06/2025
AKTUALITET

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025
SPORT

Chelsea bën “pazar” tek Ajax, ofron Brojën për sulmuesin 19-vjeçar

11:14 : 21/06/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim

11:07 : 21/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Sarandë/ Dy të rinjtë transportohen me urgjencë në spital (EMRAT)

11:02 : 21/06/2025
AKTUALITET

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda e Ramës, Shqipëria e fundit në Europë

10:54 : 21/06/2025
Para

“Një qeveri sekrete është formuar, do marrë drejtimin sa”/ Zbardhen dokumentet e rralla

TË GJITHA

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

11:31 : 21/06/2025

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025

Chelsea bën “pazar” tek Ajax, ofron Brojën për sulmuesin 19-vjeçar

11:14 : 21/06/2025

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim

11:07 : 21/06/2025

Aksident në Sarandë/ Dy të rinjtë transportohen me urgjencë në spital (EMRAT)

11:02 : 21/06/2025

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda e Ramës, Shqipëria e fundit në Europë

10:54 : 21/06/2025

Zyrtare/ Ishte nën kontratë, por Vllaznia njofton largimin e lojtarit

10:50 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com