• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Ja si i mashtroi Edi Rama fermerët

19:58 : 27/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për Fatmir Sinollarin fermerin nga Visoka përfitimi i subvencioneve nga AZHBR-ja  rezulton te jete ‘mision i pamundur’.

“Vjet në janar doli një ligj për subvencionet. Meqë kisha 6 dynym tokë mbolla lajthi. Bëra gjitha ato harxhime, bëra dhe dokumentat sipas ligjit. Më von më vjen një zarf që më thotë ke një problem me mbiemrin. E rregullova nga Bashkia e Ballshit. Më pas më morën në telefon nga Tirana dhe më kanë thënë që je fitues paraprak. Në tetor më ka ardhur një shkresë që je skualifikuar për problem të mbiemrit. Urgjent e rregullova. Por prap nuk u zgjidh problemi”, shprehet fermeri për mikrofonin e emisionin investigativ “Boom”.

Menjëherë  sapo vihet ne dijeni të faktit  që kishte probleme me mbiemrin  fermeri  dorëzon te AZHBR-ja në Fier  dokumentin që  vërteton se  është i njëjti person.

Ndërkohë kur vjen në Tiranë për të pyetur se përse  nuk  është shpallur fitues, i thuhet një tjetër variant, nuk ka paguar sigurimet shoqërore.

Fermeri- Po vij nga Mallakastra për të pyetur për një problem lajthish.

Lexo edhe:

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për pavlefshmëri të vendimeve të Irena Gjokës

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

Informacioni- Ku keni aplikuar ju?

Fermeri- Që vjet.

Ka aplikuar ka qenë në Fier dhe Fieri e ka dërguar në Tiranë.

Fermeri- I kisha dokumentet në rregull i kam mbyllur ne AZHBR dega Fier, më thane i ke në rregull. Prit sot , prit nesër ka kaluar një vit që mua nuk më vjen asnjë lloj përgjigjke .

Ndërsa  30 minuta me pas, një tjetër specialist i AZHBR për të njëjtin problem i jep një përgjigje  tejet filozofike.

Fermeri- Përshëndetje! Unë duhet të paguaj 6 milion sigurime që të fitoj 1 milion ?

Shiko, fole ti  të flas unë tani do më lejosh?

Ç’lidhje kanë sigurimet shoqërore me mbjelljen e lajthive të mia? Sigurimet  shoqërore  unë po të kem i paguaj për vete. Përse në pikat në fillim nuk na thane që duhen sigurimet shoqërore? Pa u nisur dokumentet pse nuk na thatë? Kam bërë 200 lloj dokumentesh me pagesë, kam çuar harta , kam paguar agronom, prandaj them që ku është arsyeja këtu?

Po ku do ti gjej unë ti paguaj sigurimet shoqërore. Kjo pikë nuk ka qenë . Perse Martin Canaj nuk më ka thënë mua që s’ke paguar sigurimet shoqërore? Më thotë i ke dokumentet në rregull s’ke pengesë nga AZHBR-ja?

Lajthitë janë sipas ligjit janë të mbjella në një vend me tapi toke,me agronom me hartë të gjitha sipas ligjit.

Fermeri- Vjet sipas ligjit që nxorri shteti qe do subvercionojnë pemët frutore unë mbolla 6 dylym lajthi do t’i  kisha në një vend , me tapi…

Specialisti- Me dokumentet përkatëse.

Fermeri- Në bazë të ligjit siç dëgjova në televizor, mbolla lajthitë. Në tetor më erdhi një shkresë tjetër që duhet të kisha një problem me mbiemrin Sinani për Sinollari. Në Bashki te zyra juridike, mora atë ngatërresën u dërguan lart. Te zoti Martin në Fier vete dhe pyes gjithmonë, o Martin ça u bë me mua?

Specialisti AZHBR – Ku e dërgove letrën?

Fermeri-  Këtu, nuk më tha njeri mua për sigurimet, se ta dija për sigurimet…

Specialisti AZHBR – E ke marrë këtë shkresën?

Fermeri- Po

Specialisti AZHBR – Kthimi i përgjigjes tënde do ketë ardhur sigurisht pas 10 ditë   punë, dhe nuk merret vendim pas 10 ditëve pune për tu kthyer përgjigje positive.

Fermeri- Di që Martini direkt të nesërmen e ka nisur shkresën lart, edhe me mendimin ik pa merak. Gjithmonë me ka thënë i ke dokumentet në rregull. Presim nga lart, presim nga lart.

Specialisti AZHBR – AZHBR-ja të ka  dërguar një shkresë zyrtare, dhe duhet të na kishe kthyer me postë një letër zyrtare. Të ka ardhur me postë do ta kishe kthyer me postë. Sipas udhëzimit të vjetshëm lejohej të shkonin në verifikim edhe pa sigurime shoqërore, prandaj nuk të është shprehur këtu. Problemi është se nuk ka plotësuar dokumentin ne kohë të cilën ne ia kemi kërkuar.

Gazetarja- Çfarë dokumenti  nuk ka plotësuar në kohë ?

Specialisti AZHBR – Nuk e ka sjellë në kohë këtë dokument, që ne i kemi dërguar njoftimin

Gazetarja- Të lutem një sekondë. Kur ky ka bërë pyetjen te ju përse  unë nuk marr subvencione?  I keni thënë që zotëri ti ke një problem me mbiemrin, dhe këtë në kohe reale për 3 ditë  e ka çuar në Fier dhe Fieri  jua dërgon ju. Çfarë dokumenti nuk ka plotësuar më tepër?

Specialisti AZHBR – Ti thua ma ka dërguar mua, por mua nuk më ka ardhur një dokument, ju po me thoni kështu.

Gazetarja- Dokumentet më kanë ardhur mua dhe mos t’ju kenë ardhur ju, më duket  çudi .

Specialisti AZHBR – Por po të them edhe diçka tjetër, përsëri nuk do të financoheshit

Gazetarja:  Përse?

Specialisti AZHBR:  Sepse nuk ka paguar sigurimet shoqërore.

Gazetarja: Vërtetimin për pagesën e sigurimeve shoqërore e bëni ju. Futuni në sistem dhe shikoni nëse nuk ka paguar kontributet  I thoni zotëri ti skualifikohesh.

Specialisti AZHBR: Shkohej  bëhet verifikimi në terren, edhe pa sigurime shoqërore, nuk ishe kriter skualifikues, por ama nuk ishte kriter përfitues.

Gazetarja: Tani kjo është lojë fjalësh…

Specialisti AZHBR: Jo nuk është lojë fjalësh

Gazetarja: Kjo është lojë fjalësh, nuk ishte kriter skualifikues por nuk ishte dhe kriter përfitues.

Fermeri: Mirë, do ti bësh një pyetje Martinit tani të jap unë  telefonin.

Specialisti AZHBR: Unë nuk bëj pyetje në telefona, sepse nuk kam pse t’i bëj.

Fermeri: Sa here i kam vajtur unë Martinit…

Gazetarja: Zotëria ka aplikuar për subvencione.

Specialisti AZHBR Fier: Po.

Gazetarja: Mirëpo , në datën 24.10.2018 nga AZHBR-ja e Tiranës  i ka ardhur një njoftim që ju s’kualifikoheni  për arsye se keni një problem lidhur me mbiemrin. E mban mend apo jo?

Specialisti AZHBR Fier: Po , si rast më kujtohet se kam folur me zotërinë.

Gazetarja: Tani , unë desha të dija , zotëria brenda katër-pesë ditësh  ka ardhur dhe ka sjellë dokumentin korrekt  që ka një problem në mbiemër por është  i njëjti person.

Specialisti AZHBR Fier: Ne e kemi skanuar dhe e kemi nisur në Tiranë .

Gazetarja: Atë desha të di. Për sa ditë e keni nisur në Tiranë ?

Specialisti AZHBR Fier: Në momentin që ka ardhur zotëria.

Gazetarja: A e keni të ruajtur , kur ia keni çuar si informacion ?

Specialisti AZHBR Fier: Jo, se gjithë  dokumentacioni  fizikisht shkon në Tiranë.

Gazetarja: Unë doja të dija , faktikisht , këtë pjesën që  i është dorëzuar dokumentacioni menjëherë Tiranës?

Specialisti AZHBR Fier: Dokumentacioni , që në momentin që ka ardhur zotëria , skanohet automatikisht menjëherë.

Gazetarja: Për sa ditë ia ke sjellë përgjigjen këtij?

Specialisti, AZHBR Fier: Për dy ditë.

Fermeri: Ky në moment  kur isha unë në këmbë e futi .

Specialisti AZHBR Fier: Se ne jemi direkt në përballje me ju dhe duam t’i ndihmojmë sa më shumë .

Gazetarja: Problemi që na nxori Tirana ishte  që ju nuk ua keni çuar përgjigjen në kohë.

Specialisti AZHBR Fier: S’ka lidhje

Fermeri: Kush më ka marrë mua në telefon dhe më ka thënë që  je fitues paraprak?Ka qenë grua , më ka marrë nga Tirana .E dyta , pse vallë tek ai dokumenti që të solla unë  ty , nuk shkruan atje je i  skualifikuar për sigurimet shoqërore? Ka një diçka këtu që nuk shkon .Se po të ishte se ishte ky muhabet , kush më tha mua ? Domethënë , mbasi ka kaluar komisioni atje unë kam fituar dhe më thanë je fitues paraprak .Ka qenë grua .Vazhdova unë , takova njëherë këtë .Më tha ky , Fatmir, presim përgjigje nga Tirana.

E teksa përgjigjet që morëm nga AZHBR-ja ishin kontradiktore qindra rrënje lajthi rrezikojnë të thahen si pamundësi e fermerit për tu kujdesur për to. /Ora News

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për pavlefshmëri të vendimeve të Irena Gjokës

13:50 : 19/05/2025
AKTUALITET

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

13:47 : 19/05/2025
AKTUALITET

U akuzua se dhunoi vjehrrin dhe vjehrrën, flet nusja: Ata më bullizonin, ja pse nisi sherri…

13:34 : 19/05/2025
RAJONI

E rëndë në Prishtinë! Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur

13:31 : 19/05/2025
HOROSKOPI

“Fillime të reja, ndarje të vjetra dhe kthesa të papritura”/ Horoskopi javor 19-25 maj: Ja çfarë parashikojnë yjet

13:11 : 19/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
Para

Edhe pse 50-vjeç, Jennifer Lopez vazhdon të na 'çmend' me fizikun e saj

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për pavlefshmëri të vendimeve të Irena Gjokës

13:50 : 19/05/2025

Asgjësohen mbi 1500 fidanë e bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

13:47 : 19/05/2025

U akuzua se dhunoi vjehrrin dhe vjehrrën, flet nusja: Ata më bullizonin, ja pse nisi sherri…

13:34 : 19/05/2025

E rëndë në Prishtinë! Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur

13:31 : 19/05/2025

“Fillime të reja, ndarje të vjetra dhe kthesa të papritura”/ Horoskopi javor 19-25 maj: Ja çfarë parashikojnë yjet

13:11 : 19/05/2025

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com