• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Marjan Laca, dritë-hijet e Shefit të Antikontrabandës së Doganave

23:18 : 26/05/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Marjan Laca, ish-zyrtar i mesëm policor, është shembulli tipik se si rekrutimi në poste të larta të administratës tatimore e doganore nuk ka asnjë lidhje me meritokracinë brenda këtyre institucioneve.

Laca, i njohur më së shumti si ish-bodigardi i Jozefina Topallit, është emëruar në Janar të vitit 2019 si shefi i Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Shkodrani Laca e nis karrierën e tij zyrtare në nivele drejtuese, në vitin 2007. Ai emërohet si shef i Komisariatit 3. Pasi erdhi në Tiranë, sipas deklaratës së pasurisë dorëzuar pranë ILDKPKI, ai posedonte 2 milionë lekë të reja, të krijuara nga shitja e një banese në Shkodër.

Pak muaj më pas, ai emërohet Shef i Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Një vit më vonë, në 2009, rikthehet si shef komisariati, kësaj radhe në atë me numër 4. Këtë detyrë ai e mban deri muajin Maj 2010.

Lexo edhe:

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

Gjatë periudhës 2007-2010, Marjan Laca nuk deklaron se ku ka qëndruar, nuk shënon as blerje apartamenti dhe as pagesë qeraje. Të paktën, shënime të tilla nuk ka në pjesën e publikueshme të deklaratës së pasurisë.

Ndoshta ka fjetur në komisariatet ku ka ushtruar funksionet gjatë kësaj periudhe?!?! Deklarata e pasurisë nuk jep përgjigje për këtë pjesë. Madje, nuk shënohet edhe nëse pagesën për “hotel” ia paguan institucioni.

Gjithësesi, Marjan Laca ka tentuar që të blejë një shtëpi në Tiranë, por pa sukses. Në vitin 2009, ai deklaron se u ka marrë dy vëllezërve të tij shuma nga 1 milionë lekë të reja secilit, në total 2 milion lekë.

Së bashku me kursimet e tij në vlerën 2 milionë lekë, nga shitja e apartamentit në Shkodër, ka synuar të sigurojë një banesë në kryeqytet. Nuk ia doli dhe u riktheu borxhin vëllezërve.

Në vitin 2010 deri në vitin 2012, Marjan Laca ka një shkëputje në deklarimin e pasurisë. Në atë periudhë ai mbante funksionin e specialistit të Interpol-it në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një pozicion që nuk ka detyrim për deklarim pasurie.

Në vitin 2012, rikthehet pranë në listën e subjekteve deklarues pranë ILDKPKI, kësaj radhe si Shef i Qarkullimit Rrugor të Lezhës.

Bashkë me pozicionin e ri, Marjan Laca shfaqet i martuar dhe me një “pajë” të mirë nga bashkëshortja.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2012, Laca deklaron se ai dhe bashkëshortja e tij kanë porositur një apartament në Tiranë, me vlerë 48 mijë euro. Nga totali, deri në atë vit, bashkëshortët e rinj kishin paguar 40 mijë euro, prej të cilave 12 mijë nga Marjani dhe 28 mijë euro nga e shoqja.

Bashkëshortja e Marjanit, inxhinjere në një kompani private celulare, duket se kishte krijuar të ardhura të mira, të cilat e kishin lejuar të kursente 28 mijë euro, për të siguruar një banesë 100 m2 në Tiranë.

Pas një karriere disa-vjeçare në Policinë e Shtetit, dikur edhe si bodigard i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Marjan Laca e gjen veten në një pozicion të lartë në qeverinë e Rilindjes.

Vetëm pak javë pasi Edi Rama kishte marrë pushtetin, e konkretisht në Tetor 2013, Laca emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës në Ministrinë e Financave. Ndërkohë, kishte blerë edhe një vend-parkimi 6 mijë euro.

Në 2015, Marjan Laca e gjen vetën në një pozicion shumë herë më të ulët se ai i që kishte mbajtur në dy vitet e mëparshme. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, ai e prezanton veten si specialist dogane në Qafë-Botë të Sarandës.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por është e qartë se ai ka pësuar rënie të lirë në karrierë, nga Drejtor i Përgjithshëm në specialist periferik.

Nuk qëndron shumë në këtë detyrë dhe largohet përfundimisht prej saj, në Qershor 2015.

Për 4 vjet, nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka bërë me karrierën e tij Marjan Laca. Por, në vitin 2019 rikthehet fuqishëm.

Në janar të këtij viti, ai emërohet sërish Drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave.

Kësaj radhe, ai rikthehet së bashku me mbi 3 milionë lekë të reja, të cilat i ka përfituar nga dëmshpërblimi, ndërkohë që deklaron se ka ende 8 mijë euro detyrim për apartamentin e blerë në vitin 2010.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

09:35 : 18/09/2025
BOTA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025
Para

Horoskopi, 27 maj 2019

TË GJITHA

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

09:35 : 18/09/2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com