Shoku Mariglenit, Narkomani dhe Shqipëria

Nga Erges Eskiu*

Ish-kryeministri Shqipërisë nxori në emisionin Opinion foto të kryeministrit aktual duke konsumuar drogë me shumicë e në gjendje krejt të rënduar!
Imazhet kanë qarkulluar edhe më herët, ashtu siç herë pas here kryeministri i vendit është parë të shfaqet edhe në media në gjendje të rënduar shëndetësore me simptoma të cilat shkaktohen nga përdorimi i tepërt i drogërave të forta!

Si fillim duhet të sqarojmë se gjasat janë, që fotot të jenë orgjinale e po këtu bie alibia e shokut te Mariglenit se droga e ndihmon kryeministrin të jetë i efiçent, përkundrazi ai duket se është një vartës i saj dhe abuzues me të në ndryshim nga shoku Mariglenit, që mund ta ketë konsumuar veç njëherë ose e përdor rrallë drogën.
Nga ana tjetër kryeministri i cili pranoi shumë lehtësisht se kishte bërë plazh nudo me ish-bashkëshorten e vetë, në këtë akuze e cila i bëhet prej vitesh ai ende nuk ka gjetur guximin të mohoje apo të shkojë e të bëj testin e drogës për të vërtetuar të kundertën.

Heshtja tregon pohim dhe duket se kryeministri e ka pranuar në heshtje dhe refuzimin e vazhdueshëm të bërjes së testit.

Nëse kryeministri do të kishte minimumin e dinjitetit njerëzor dhe respektit ndaj qytetarëve, që e kanë votuar e që (keq)qeveris prej 6-vitesh duhej të kishte dhënë dorëheqjen dhe të vërtetonte se në gjashtë muajt e fundit ai nuk ka konsumuar substanca psikotrope, drogë e llojit kokainë.

Kjo, për shokun e Mariglenit, për njerez me çrregullim personaliteti, personalitet të dyfishtë, njerëzve të pafytyrë apo me dyfytyra nuk përbën problem, por nuk do të thotë se shqiptarët duhet t’a proanojnë modelin e narkomanit.

Modeli narkomanit eshte shkaterrimtare për të rinjtë shqiptar dhe Shqiperinë ndaj unë dhe shumica e refuzojmë fort këtë model.

Unë dua t’i shpjegoj shokut të Mariglenit se:- Njerëzit, që përdorin drogë, në thelb janë njerëz të vegjël.

Ai dhe gjithë ata njerez pa personalitet, që vazhdojnë të mbështesin narkomanin duhet të dijnë se :- Njerëzit, që përdorin subsantanca psikotrope, janë njerëz të cilët kanë vështirësi në menaxhimin e vetvetes. Janë njerëz, që nuk ndihen krenar për veten dhe kanë vështirësi të gjejnë paqen me vetveten apo të jenë të lumtur.

-Janë njerëz të cilët duan të ndihen madhështor, por duke mos e patur mundësinë ta ndjejnë këtë gjë fal aftësive dhe mundësive të tyre biologjike e bëjnë nëpërmjet drogërave, te ndaluara dhe shkatërrimtare për shëndetin e njeriut dhe gjendjen mentale të tij.

LEXO EDHE  PD rikthen përgjimet e BILD: Rama të largohet me sa më pak kosto

Pra, kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm dhe kaq duhet të mjaftonte për komentatorin e kudogjendur në shërbim të narkomanit, që po shkatërron dhe hedh në humnerë gjithë vendin, të heshtte, në mos t’i kërkonte, që në mënyrë urgjente të jepte dorëheqjen e të shkonte të bënte testin e drogës.

-Sot, Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë të dinë se narkomani është njeri i cili nuk ngopet e nuk gjen kënaqësi asnjëherë e nga asgjë sepse ai nuk është i qetë me veten.

Narkomani ka nevojë vetëm për para, të kënaq egon e vetë, nëse nuk i gjen ato ai do të vjedh, do të grabis, nëse nuk i ka mundësitë do shkojë të kërkoj pensionin e prindit apo gjyshes, nëse ata nuk ia japin ai do bëhet i dhunshëm, duke i kërcënuar e shantazhuar ata, derisa të arrijë të vrasë prindërit apo familjarët e vet me arsyen e paarsyeshme se pse ata nuk e kuptojnë nevojën e tij për drogë. Pse ata nuk i japin atij mundësinë të blejë drogë.

-Shikoni narkomanët në lagjen a qytetin tuaj. Shikoni si sillen, si funksionojnë, ç’bëjnë, në ç’dergradim moral përfundojnë për një çik drogë.

Shikoni ju, që nuk e doni kokainizimin e Shqipërisë se siç shkaterrohen familjet e vogla te shqiptarëve ashtu shkaterrohet edhe shtëpia jonë e madhe Shqipëri!

Shikoni edhe vendet ku kokaina prodhohet, shikoni narkoshtetet e tjera. Askush nuk është në mirëqenie përveç banditëve të veshur me pushtet e trafikantëve të drogës.
Të gjitha këto shtete janë të zhytura në korrupsion dhe nivel larte i kriminaliteti, njësoj si narkoshteti Narkomanit.

-Shqipëria ka nevojë të çlirohet nga narkomani e njerëzit me personalitet të dyfishtë apo personalitet. Shqipëria ka nevojë të çlirohet nga njerezit e papërgjegjshëm e të gjej shpresën te njerëzit, që e meritojnë titullin njeri e, që e duan këtë vend dhe do e shtyjnë drejt perspektivës perëndimore!

Shqipëria është paciente me plagë të rënda e ka nevojë për njerëz inteligjent e të përgjegjshëm për ta shëruar atë, prandaj sot në mendjen dhe zemrën e më shume se 65% të shqiptarëve ka vetem një shprehje, Rama Ik!

*Pedagog ne UMT, Logoped (shkenca mjeksore qe merret me demtimet e gjuhes dhe komunikimit