• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi? Një vit pas vdekjes, Kleanthi Koçi “bëri” avokat Luan Dacin e KPA

17:22 : 25/05/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kleanthi Koçi, avokati i njohur i periudhës së pas-komunizmit dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve, u vra në një atentat mafioz dhe ende të pazbardhur, në Shkurt të vitit 1999.

Por, më shumë se një vit pas ngjarjes tragjike, në mars 2000, emri i Kleanthi Koçit figuron në lejen e avokatit që ka marrë Luan Daci, aktualisht anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në biografinë profesionale të z. Daci, të publikuar nga portali informativ “Lex Ferenda”, gjendet edhe dokumenti, me anën e të cilit i jepet “Leja për ushtrimin e profesionit të avokatit”.

Ky dokument mban nr. 888, dt. 27.03.2000 dhe në fund të tij mban shënimin “Kryetari, Kleanthi Koçi”.

Lexo edhe:

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Pra, 13 muaj pas vdekjes, i ndjeri Koçi ka emrin e tij në lejen që i është dhënë avokatit Luan Daci. Ky fakt është shumë i dyshimtë, si edhe i gjithë dokumenti i dorëzuar nga kandidati Daci pranë Avokatit të Popullit, në momentin e aplikimit për një pozicion në institucionin e shkallës së dytë të Vetingut.

Dokumenti që po publikohet me këtë shkrim, në fakt mban vetëm emrin, por jo firmën e Kleanthi Koçit. Poshtë emrit të të ndjerit është firma e një personi tjetër, i cili nuk identifikohet vetëm prej nënshkrimit.

Në Mars 2000, kohë kur Luan Daci ka marrë lejen për ushtrimin e profesionit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka qenë në vakancë për drejtues.

Pas vrasjes së Koçit, kompetencat për licensimin e avokatëve i kaluan Ministrisë së Drejtësisë. Kjo periudhë “vakance” vijoi deri në Shtator 2000, kur trupa e avokatëve zgjodhi Maks Haxhian si Kryetar të Dhomës.

Por, zgjedhja e Haxhiajt ka ndodhur disa muaj pasi është nënshkruar dokumenti në favor të Luan Dacit, me emrin e Kleanthi Koçit në të.

Të dhënat e mësipërme krijojnë dyshime të forta se anëtari i Kolegjit të Apelimit, Luan Daci, ka falsifikuar dokumentin “leje për ushtrimin e profesionit të avokatit”. Ky dyshim krijohet, më së pari, nga fakti që është e pakuptimtë që, në këtë dokument të gjendej emri i një personi, i cili kishte mbi një vit që nuk jetonte.

Ky dyshim i ri mbi dokumentat e Luan Dacit i shtohet edhe atyre të publikuara pak ditë më parë. Nga të dhënat mediatike e dokumentare, rezulton se Luan Daci nuk plotësonte kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ai ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit në 1997. Këtë fakt ai e kishte fshehur në aplikimin e tij për në KPA. Gjithashtu, ai gënjeu para Komisionit të Posaçëm Parlamentar, kur deklaroi se “kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit”.

Një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i vitit 1997, dëshmon se ai është shkarkuar për “paaftësi dhe shkelje të ligjës”.

Pavarësisht këtyre të dhënave, deri më tani nuk është bërë e ditur asnjë iniciativë për nisjen e hetimit disiplinor dhe aq më tepër penal, për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Në bazë të akteve të publikuara gjatë ditëve të fundit, krijohen dyshime të forta se Luan Daci është emëruar në kundërshtim me ligjin, si edhe mund të ketë falsifikuar dokumentat. Por këtë të fundit, mund ta vërtetojë vetëm një hetim penal i Prokurorisë, i cili, të paktën deri më tani, nuk ka nisur.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

21:52 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025
Para

‘Burg, burg, burg...’/ Ish-ministri i Ramës apel qyfterëve: Të ndalim epshin e sundimtarit që po ...

TË GJITHA

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

21:52 : 16/09/2025

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025

Skandali/ Shefi i regjimit në Lushnje merr 700 euro për të nxjerrë të burgosurin disa ditë nga qelia

21:43 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com