Dilaver Nelaj i është bashkuar sot protestës së minatorëve para Parlamentit. Me parullën që nis nga koka te këmbët ai ngre pyetjen se sa e emisione mund të mbyllen nëse bëhet Vetting në gazetari.
“Pyetje për 1 milionë dollarë, me Vetting në gazetari, sa emisione televizive mbyllen? Gjobvëniestan 2019”, shkruhet në parullën e tij sot.
Në protestën e minatorëve ka pasur sot përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit tentuan të afroheshin te godina e Parlamentit dhe kaluan gardhin e rrethimit.