“The Times”, ka botuar një shkrim, me titull “Gërmimet zbulojnë të shkuarën greke të qytetit antik shqiptar”, duke pretenduar se Butrinti është qytet grek.
Tashmë, arkeologët janë zhytur në thellësitë e tij nënujore dhe kanë zbuluar prova që kur “Bouthroton” u themelua më shumë se 2.700 vjet më parë, si një koloni greke e Korintasve.
“Butrinti i ka Virgjilit një borxh të paçmuar. Në poemën e tij ai e dërgoi heroin nga Troja, Enean, të pushonte në Butrint gjatë rrugës për të gjetur Romën”, thuhet në artikull.
Shkrimi i plotë
Për dekada të tëra, qyteti i lashtë i Butrintit në bregun jugor të Shqipërisë ka qënë i dukshëm por i pavizitueshëm nga banorët. Madje, vetë shqiptarët duhet të merrnin një vizë të brendshme për të arritur atje, në gadishullin buzë liqenit, fare pranë kufirit grek.
Tashmë, arkeologët janë zhytur në thellësitë e tij nënujore dhe kanë zbuluar prova që kur “Bouthroton” u themelua më shumë se 2.700 vjet më parë, si një koloni greke e Korintasve. “Butrinti i ka Virgjilit një borxh të paçmuar. Në poemën e tij ai e dërgoi heroin nga Troja, Enean, të pushonte në Butrint gjatë rrugës për të gjetur Romën.
Me një goditje, Butrinti ishte në hartën e botës”, tha Richard Hodges. Virgjili pohoi se Butrinti ishte themeluar nga Helenus, djali i mbretit Priam të Trojës dhe kur romakët e pushtuan në vitin 228 p.k. ishte një qytet i begatë me mure të larta, kishte një teatër dhe një vend të shenjtë në nderim të zotit Asklepios.
Pas rrëzimit të Romës, Butrinti pësoi mjaft disfata dhe ra në duart e bullgarëve bizantinë, normanëve, venecianëve dhe francezëve, përpara se të bëhej pjesë e Perandorisë Osmane në vitin 1799. Megjithatë, Butrinti nuk u harrua kurrë. Lidhjet e këtij qyteti me Virgjilin, stimuluan gërmimet e para serioze arkeologjike nga Luigi Maria Ugolini, i cili punonte për qeverinë fashiste të Musolinit në vitin 1928.
Por pas 1944, gërmuesit e huaj u ndaluan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një vizitë e Nikita Hrushovit në vitin 1945 solli interes të ri nga jashtë. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, Butrinti u bë fokusi i kërkimeve ndërkombëtare, të udhëhequra nga ekipi i Profesor Hodges.
Rrënojat helene, romake dhe mesjetare janë studiuar me një kujdes të veçantë dhe tani, pjesët të cilat shumica e gërmuesve nuk mund t’i arrijnë, poshtë forumit romak kanë dhënë prova lidhur me themelet greke të qytetit, gjatë shekullit të shtatë dhe të tetë p.k.
Gërmimet e bëra nga një anëtar i ekipit të Hodges, David Hernandez nga Universiteti i Notre Dame, kanë treguar se shtresat poshtë forumit Romak shkojnë deri në 7 metra. Punonjësit lokalë, të cilët profesor Hodges dhe Hernandez kanë trajnuar kanë qenë të aftë të identifikojnë shtresa të ndryshme dhe t’i gërmojnë ato siç duhet.
Disa prej tyre janë tani “ arkeologë shumë të aftë në fushën e tyre, të gatshëm për të përmbushur çdo detyrë që u jepet”, thotë David Hernandez në Journal Field of Archaeology. Nga viti 2011 e tutje, pjesë druri dhe sende të tjera organike janë gjetur si: flokë, lëkurë dhe janë zbuluar fara bimësh që datojnë që në shekullin e 7 p.k.
Si rrallë ndonjëherë, në pjesën më të lartë dhe më të thatë të qytetit janë zbuluar sende nga jeta e përditshme, dëshmi nga ndërtesa masonerie, trotuare me mozaikë dhe vende të shenjta prej guri. Mes gjetjeve ishin dhe plugje druri me moshë 2300 vjeçare.
Butrinti u kufizua nga fusha pjellore e Vrinës, ku fermat u pasuan nga një varg vilash të fortifikuara. Ekonomia vendase kombinonte agrikulturën me peshkimin në Liqenin e Butrintit dhe ngushticat e Korfuzit.
Profesor Hodges thekson se ndërkohë që Butrinti i perkiste Mesdheut dhe ishte fillimisht një vend detar, gjithashtu ishte i lidhur me komunitetet bregdetare të Adriatikut e zonat e thella në lindje.
“Vendndodhja e Butrintit e mbrojti atë nga të këqijat e zhvillimit të turizmit pas luftës”, shton Profesor Hodges.
“Tani, arkeologët shqiptarë duhet të ngrenë kokën dhe të rishkruajnë historinë e Mesdheut. Nëse e bëjnë, gurët e brishtë dhe të përjetshëm të Butrintit do të vazhdojnë të rezistojnë”, thotë ai.