Soni Malaj përlotet në studio: Jam vajza e babit, por…

Lexo edhe:

Këngëtarja Soni Malaj ka rrëfyer marrëdhënien me prindërit e saj në studion e Tempora në RTV Ora.

Mes lotësh, Soni u shpreh se me babain e saj, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë, kuptohej pa folur.

Por theksoi se nuk do bëhej kjo që është pa mamin.

Soni Malaj: “Në familje është gjithmonë njëri që tërheq më shumë veshin dhe tjetri që të përkëdhel tek koka. Por unë nuk do bëhesha kurrë kjo që jam sot pa mamanë time. Se mua më vjen keq që gjithmonë përmend babin por absolutisht nuk do bëhesha pa mamin.”

Sonila Meço: “Ka disa vajza që thonë në momentet e mia më të mira preferoj të jem vajza e babit tim.”

Soni Malaj: “Atë gjithmonë, se fillon bërtet (qesh). Mënyra e kërkesës, mënyra e saj për të më çuar drejt virtyteve dhe për të më thënë: mami shiko se duhet të jesh njeri në fund të ditës, se është edhe shumë besimtare. Është munduar si çekan. Me babin kuptoheshim pa folur.”

/Ora News.tv/

Lajme të lidhura

Para