• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mentori politik i Ramës: Europa e ka izoluar, prej tre vjetësh gënjen shqiptarët…

20:28 : 21/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Përmes një deklarate për mediat, partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës deklaron se Shqipëria vlerësohet nga BE-ja si  një rrezik për sigurinë e saj, pasi ka kufij porozë, ku trafikohen drogë dhe armë, qenie njerëzore, mallra dhe automjete të vjedhura.

Ky është fundi i turpshëm i një ëndrre për gjoja hapje negociatash në qershor, që u serviri shqiptarëve qeveria prej vitit 2016.

“Zgjidhja” bën me dije se vendimi i BE-së për të shkrirë policinë kufitare dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese të qeverisë për modernizimin e të cilave projektet e BE-së për mbështetjen e Shqipërisë kanë dhënë aq shumë fonde në dekada dhe përtej histerisë trushplarëse të kryeministrit Rama, tregon se kufijtë shqiptarë janë han me katër porta, siç janë të gjitha instituconet e shtetit shqiptar të gërryer nga korrupsioni dhe krimi.

“Zgjidhja” deklaron se ky është fundi i turpshëm i një ëndrre për gjoja hapje negociatash në qershor, që u serviri shqiptarëve qeveria prej vitit 2016.

Lexo edhe:

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

Deklarata e plotë: 

Bashkimi Europian nisi sot zyrtarisht misionin e ruajtjes së kufijve të Shqipërisë me dislokimin e 50 oficerëve të Frontex (Agjencia europiane për ruajtjen e kufijve dhe brigjeve). Në një njoftim në twitter Frontex tha se ky është misioni i parë i tij jashtë BE-së. Përse Shqipëria?

Kryeministri Rama e quajti sukses të paparë dhe vlerësim për Shqipërinë, sepse, sipas tij, bëhet tashmë vendi i parë që zgjidhet në Ballkanin Perëndimor për një marrëveshje të tillë. “Kjo është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm  për Europën’-u shpreh Rama.

I themeluar në vitin 2004, me një buxhet vjetor prej 250 milionë eurosh dhe një staf prej 315 oficerësh, Frontex vepron në ujërat detarë që lagin Italinë dhe Spanjën, për të mbikqyrur flukset e mijëra emigrantëve që tentojnë Europën. Forca të saj janë dislokuar edhe në Bullgari, Rumani, Poloni apo Sllovaki, të gjitha shtete anëtare të BE-së dhe të marrëveshjes Shengen, si dhe në aeroportet ndërkombëtare europiane.

Ky është operacioni i parë i Frontex jashtë BE-së dhe për këtë angazhohet rreth 1/6 e forcës. Frontex ka listuar edhe detyrat kryesore për dislokimin në Shqipëri  që përveç kontrollit të kufijve, shtrihen te sekuestrimi i armëve dhe drogës, luftës ndaj krimit ndërkufitar, zbulimit të dokumenteve false, bllokimit të mallrave kontrabandë, automjeteve të vjedhura si dhe trafikantëve të qënieve njerëzore.

Këto tetë detyra kryesore të misionit europian e flakin në kosh të plehrave entusiazmin e qeverisë se ky është një vlerësim pozitiv për Shqipërinë. Po. Ky është një vlerësim. Shqipëria vlerësohet tashmë nga BE-ja një rrezik për sigurinë sepse ka kufij porozë, ku trafikohen drogë dhe armë, qenie njerëzore, mallra dhe automjete të vjedhura. Me këtë vendim BE-ja ka shkrirë policinë kufitare dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese të qeverisë për modernizimin e të cilave projektet e BE-së për mbështetjen e Shqipërisë kanë dhënë aq shumë fonde në dekada.

Një dislokim i tillë nuk ndodhi bie fjala në Maqedoninë e Veriut, e cila e ka kufirin e saj me Greqinë, në rrugën e preferuar të emigrantëve drejt vendeve të Europës Perëndimore. Kufijtë e Shqipërisë, përtej retorikës diplomatike të komisonerit Avramopoulos dhe histerisë trushplarëse të kryeministrit Rama, janë han me katër porta, siç janë të gjitha instituconet e shtetit shqiptar të gërryer nga korrupsioni dhe krimi.

Ky është fundi i turpshëm i një ëndrre për gjoja hapje negociatash në qershor, që u serviri shqiptarëve qeveria prej vitit 2016. Sot, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, deklaroi sërish se vetëm Maqedonia e Veriut meriton çeljen e negociatave para pushimeve të verës, duke mos thënë asnjë fjalë më për Shqipërinë. Për të BE-ja, në vend të zgjerimit e negociatave, ka nisur karantinën, atë që nuk meritojnë shqiptarët, por qeveria e tyre e paaftë, e korruptuar dhe e lidhur me krimin.

Lajme të lidhura

BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
Para

Prej 2018, Vatë Staka hetohet nga prokuroria/ Arta Marku e kualifikoi për anëtar të KLP

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com