“Është turp mor burrë”/ Përplasje në studio mes Mark Markut dhe Artan Hoxhës

Pedagogu Mark Marku pati disa një debat me tone të larta me gazetarin Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’. Përplasja nisi pasi Hoxha akuzoi Markun se nuk ka njohuri për krimin e organizuar në vend.

“Ti nuk ke bërë një investigim. Je edhe dekan i Fakultetit të Gazetarie”, akuzoi Hoxha.

Marku u përgjigj me një këshillë: “Unë si dekan iu këshillojë gazetarëve të rinjë të mos bashkëpunojnë me shërbimet sekrete”.

LEXO EDHE  Super-grabitja në Rinas/ Arrestohet një tjetër person. Zbardhet roli

“Në cilin rast kam punuar. Më gjej një provë. Eshtë turp mor burrë”, nënvizoi Hoxha.

Debati nuk vazhdoi më tej, pas ndërhyrjes se moderatorit te emisionit Blendi Fevziut dhe gazetares Klodiana Lalës.