• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Analisti i njohur shpërthen ‘bombën’: Rama rilindi edhe vrasësit politikë (Foto)

16:33 : 20/05/2019
në KRYESORE, POLITIKE

‘Përgjegjësit e 21 janarit do të përgjigjen para drejtësisë, sapo e majta të vijë në pushtet’, kjo ishte retorika e përditshme që dëgjuan shqiptarët nga 22 janari i 2011 deri në zgjedhjet e qershorit 2013-të, që përsëritej vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama.

Por që pas 2013-s ndryshoi gjithçka, pasi komandanti i grupit të zjarrit, Agron Malaj, nuk ishte më një vrasës për Edi Ramën, gjë të cilën e përsëriti edhe javën e shkuar në ‘Opinion’, por një socialist i denjë, dhe një kandidat për bashkinë e Matit.

Por mesa duket kryeministri Rama edhe këtë herë ka gënjyer. Anasliti dhe gazetari i njohur Andi Bushati, në një analizë të gjatë, duke ju referuar gazetës së majtë ‘Dita’, tregon se kandidati i Rilindjes dhe ‘i pafajshmi i Ramës’, Agron Malaj ka qenë tejet i përfshirë në vrasjet e 21 janarit të vitit 2011-të.

Bushati ka postuar edhe dokumentet shoqëruese që tregojnë se Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi do të shpërblente pas ngjarjes kandidatin e Rilindjes sot për Bashkinë e Matit.

Ja analiza e plotë e Andi Bushatit:

Lexo edhe:

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish gardisti i grupit të zjarrit-, tani kandidat i rilindjes për bashkinë e Matit-, ka qenë tejet i përfshirë në krimin shtetëror të tetë viteve më parë.

Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri në një konferencë shtypi, se Malaj nuk kishte përgjegjësi ligjore, se nuk qe i prfshirë në krim dhe se ai ka dhënë informata të vlefshme për atë ditë, dokumeti i gazetës fliste për të kundërtën.

Aty ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë (shiko dokumentin poshtë) se Malaj jo vetëm se qe rreshtuar në anën e gabuar të barikadës, por ende pa u tharë mirë gjaku i të vrarëve ai ishte shpërblyer me kaër paga mujore, nga një për çdo viktimë, nga drejtuesi e zinxhirit kriminal. Madje, madje, shpërblimi i tij qe nga më bujarët në atë listë të gjatë.

Po pse njeriu që qëlloi pa iu dridhur syri drejt e mbi trupa, ish komndanti i gardës, Ndrea Prendi, duhej ta shpërblente gardistin e konvertuar në socialist? Për çfarë shërbimi? Se ishte treguar i zellshëm në shpërndarjen e përgjakshme të manifestimit opozitar? Se kishte fshehur gjurmët më pas bashkë me ata që fshinë serverin, zhdukën gëzojat dhe ndërruan shulat?

A është rastësi që masa e parave që ai mori në dorë është e njëjtë me atë të Ndrëa Prendit, Alfred Ahmetcenaj që gjuajti plot 117 plumba atë ditë, apo e Agim Llupos që u kap nga kamerat duke qëlluar nga ajo dritarja qorre e kryeministrisë.

Çfarëdo broçkullash justifikuese të nxjerë nga goja shefi i qeverisë, përgjegjësia e kandidatit të tij për kryebashkiak nuk mund të anashkalohet.

Edhe sikur Malaj të mos ketë kryer asnjë krim, edhe sikur për angazhimin e tij mos meritojë asnjë ditë burg, ai ka mbi vete një njollë të madhe morale. Si para dhe pas krimit ai qëndroi në anën e vrasësve. Gjaku i të vrarëve për të u shndërrua në kartmonedha 5 mijë lekëshe.

Do të majftonte vetëm kjo që ai të mos pranohej as si anëtar i thjeshtë në partinë që “mbron” kujtimin e të viktimave, e jo më pastaj të ishte një nga të përzgjedhurit e saj për 61 njësitë administrative vendore.Dhe këtu problemi e tejkalon fatin personal të një gardisti të shndërruar në rilindas. Sepse rasti i tij është konfirmimi i një rregulli për amnistimin e të gjithë atyre që i qëndruan në krah Berishës pas krimit makabër.

A nuk u bë koalicioni i 1 prillit me Ilir Metën që quajti viktimat kokëpalarë?

A nuk morrën pjesë në qeverinë e parë të rilindjes plot pesë ministra që kishin mbrojtur si të tillë komplotin e grushtit të shtetit?

A nuk është televizioni që bën sot apologjinë e Ramës, ai që vërtetonte tezën se të vrarët ishin qëlluar nga turma?

A nuk gjenden mbrëmjeve në tryezën e kryeministrit të njëjtët oligarkë që e shfrytëzuan fillimin e fundit të Berishës për tu pasuruar dhe më shumë për veten e tyre?

Në këtë kuptim as rehabilitimi i Agron Malajt nuk përbën ndonjë surprizë. Ngjitja e tij e ngadaltë
në hierarkinë e pushtetit, fillimisht si drejtor i OSSHE, pastaj si kryetar i PS në rrethin ku do të bëhet kryebashkiak, ka ecur paralel me zhbërjen e ndjeshmërisë ndaj asaj që ndodhi në 2011.

Rasti i tij nuk është thjeshtë promovimi i një njeriu të pushkës apo të krimit, sipas modeleve të Roshit, Ndokës, Prengës e me radhë. Këtë herë, në zgjedhjet lokale pa garë, PS-së nuk ka nevojë për të fortë dhe banditë që ti japin vota.

Prandaj katapultimi i Malajt përbën një rast historik. Ai është një sinjal se ndjeshmëria ndaj krimit politik duhet zbutur; një mesazh se riprodhimi i kloneve berishiste, nuk duhet të ngjallë të njëjtën frikë; një paralajmëim se hendeku mes të keqes dhe dënimit të saj, nuk ka pse të jetë aq i pa kapërcyeshëm sa ç’propagandohej.

Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që PS të propozojë si model të shoqërisë së sotme një njeri që u shpërblye me para në dorë për krimin e 21 janarit: vetëm nëse do të relativizojë peshën e vrasjeve në emër të pushtetit, vetëm nëse do të rilindë ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE
AKTUALITET

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
BOTA

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025
Para
Safet Bajri

“S’paskemi b*** për...”/ Publikohet VIDEO e Safet Bajrit nga burgu

TË GJITHA

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
FOTO ILUSTRUESE

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com