Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin “Kjo javë”, duke folur për deklaratat e ambasadorëve se nuk duhet përdorur dhunë në protesta, u shpreh se Ambasadat në Tiranë duan thjesht stabilizim të vendit.
Bardhi tha më tej se Shqipërinë po e destabilizon Rama. Ai akuzoi se Rama është personi që me bandën e tij po çon Shqipërinë për në destabilizim.