• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ishte shitës karburanti”/ Deklarata e Topit për Nishanin: Në politikë e futa unë…

09:30 : 17/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-presidenti Bamirr Topi ka botuar se fundmi një libër autobiografik të titulluar ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), i cili ka krijuar shumë polemika brenda Partisë Demokratike por edhe jashtë saj për shkak të përmbajtjes së tij.

Midis shumë ngjarjeve dhe episodeve të rëndësishme në jetën e tij politike, Topi ka trajtuar në këtë libër edhe njohjen me pasuesin e tij në Presidencë, Bujar Nishanin për të cilin thotë se ka qenë ai që e ka futur në politikë dhe që e ka njohur me Sali Berishën.

“Bujar Nishanin e kam njohur në një situatë mjaft të veçantë, në një ditë prilli të vitit 2001. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku unë isha anëtar kryesie, po diskutohej ndarja e zonave të kandidatëve për deputetë në qytetin e Tiranës. Në përfundim të mbledhjes unë u caktova në zonën e Xhamllikut, ku përfshiheshin lagje me qytetarë autoktonë, por edhe shumë të ardhur, sidomos në pallatet tek ‘Varri i Bamit’. Meqenëse zona ishte shumë e vështirë, menjëherë pas mbledhjes në orët e mbrëmjes shkova të takoj mikun tim Veli Rada, i cili ishte koordinatori i Partisë Demokratike për zonën. Vizita ime iu duk surprizë dhe i shqetësuar më thotë:

Hajër ishalla.

Jo, jo, s’ka gjë, por erdha të njoftoj se u caktova kandidat për deputet në këtë zonë. – U gëzua pa masë duke më dhënë kurajo se do ta fitonim garën.

Lexo edhe:

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

Më thuaj, Veli, ndonjë emër për ta vendosur kryetar të qendrës zgjedhore të zonës, – i thashë unë.

Nuk e di, por ne kemi pasur disa oficerë në lirim që i merrnim për komision, -vazhdoi Veliu.

A ke ndonjë numër telefoni? –e pyeta unë.

Jo, – tha Veliu, – por kemi emrat e tyre dhe me sa di unë njëri prej tyre, Bujar Nishani, punon në zonën e Plepave në Durrës, në një karburant.

Ok, – i thash po shkoj ta takoj.

Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut.

-Kujtim, shko e pyet kush është Bujar Nishani! – thashë unë, ndërkohë që shihja kush do të ishte prej dy punonjësve të pikës. Kujtimi bisedoi me personin në fjalë, afrohet tek unë.

-Ai është, por sa të furnizojë autobusin do të vijë! Vërtetë ai erdhi duke kërkuar ndjesë, por edhe me kureshtje se ç’ishte ky takim, ndërkohë që ne nuk njiheshim.

–Përshëndetje Bujar!

–Përshëndetje! Sigurisht unë ju njoh! – tha Bujari.

–Kam ardhur të të bëj një propozim për të punuar me mua për zgjedhjet politike të qershorit dhe për të qenë kryetar i KZAZ-së së zonës 35- i thash. Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonjë sqarim më shumë. –Nëse pranon, do të largohesh nga puna, pasi do të jesh çdo ditë në komision! Mendohu dhe më thuaj në telefon. U ndamë për t’u dëgjuar në mbrëmje. Më telefonoi dhe me tha se pranonte dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë, shkruan Topi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025
AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
BOTA

Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

20:43 : 13/07/2025
AKTUALITET

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër

20:24 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

20:07 : 13/07/2025
AKTUALITET

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

19:59 : 13/07/2025
Para

“Thirrini mëndjes!” Bomba e Presidentit Meta: Po rrezikoni Shqipërinë për interesa okulte

TË GJITHA

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025

Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën

20:43 : 13/07/2025

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishte në Mallakastër

20:24 : 13/07/2025

Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

20:07 : 13/07/2025

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

19:59 : 13/07/2025

VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli

19:45 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com