Kryeministri Edi Rama duket se kohët e fundit ka dalë jashtë kontrollit. Burime mediatike bëjnë me dije se kryeministri ka urdhëruar shoqërimin e një të riu në polici, vetëm sepse ai kishte lënë komente negative në postimet që bënë kryeministri në rrjetet sociale.
I riu është identifikuar si Rigels Topi, 30 vjeç, dhe ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Atij i është sekuestruar edhe telefoni, dhe pretendon se ngjarja lidhet me komentet në faqen e kryeministrit Edi Rama.
Burime mediatike sqarojnë se Topi nuk ka qenë pjesëmarrës në protestat e opozitës.