Koha të mendosh për ambulancën e Majit, jo për autobusin e Qershorit

Nga Cim Peka

‘Kur do flasim?’ ishte mesazhi që Edi Rama i lëshoi mbrëmë pas proteste Lulzim Bashës në Twitter, pas një zhargoni tashmë të dalë boje, me tren e autobus.

Ofertën reale për të folur, Rama e lëshoi që në fund të dhjetorit kur shkriu gjysmën e qeverisë. Dhjetë ditë pritje nga shkarkimi i ministrave të kabinetit të tij, deri në caktimin e emrave të rinj ishin një ofertë e re për bashkëpunim, më të njëjtën përmbajtje, por formë të ndryshme nga marrëveshja e 17 majit 2017.

Pas protestës së studenteve, Rama e kuptoi po aq herët sa dhe Basha se gjerat kishin ndryshuar. Se mllefi i qytetarëve ndaj tij dhe qeverisë priste vetëm një shkëndijë, që të kthehej në flakë që do përpinin Ramën me çfarë kishte.

Pse, ndaj protestës se studentëve reagoi duke shkarkuar gjysmën e kabinetit, ndërsa ndaj uraganit popullor qëndron kokëfortë?

Për një arsye të thjeshtë: sepse kokëprerjet në kabinet nuk ishin përgjigje e tij ndaj protestës studentore, porse ishin tentative për parapritë ndaj protestave më të gjera popullore. Ndryshimet në kabinet ishin një ofertë për Bashën që ti merrte ato, duke përsëritur një skenar të parë dhe më parë.

Dhe në këndvështrimin e Ramës nuk ishte pak: Posti i zv kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm që do te ishte një post i unifikuar ideal për Lulzim Bashën. Po ashtu, i la në dorë edhe ‘ministritë e lekëve’, si atë të transportit/ infrastrukturës/ energjetikës dhe financë/ ekonomi.

Në mendjen e Ramës për pazarexhiu, oferta ishte tepër bujare për tëe mos u pranuar nga Basha.

Basha e refuzoi këtë oferte duke ja lënë dorën varur Ramës. Ai i kapur gafil, duke e menduar kundërshtarin me këndvështrimin e tij të gjërave, kishte dështuar të kuptonte se Basha dhe rrethanat kishin ndryshuar. Se dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve kishin marrë tjetër kahje, dhe se tashme Basha ishte në një tjetër dimension të të bërit politike dhe udhëheqjes së aksionit opozitar.

Pazarit të Ramës, Basha iu përgjigj me organizimin e protestave masive, dorëzimit të mandateve, mos njohjes së legjitimitetit të parlamentit dhe kërkesës për zgjidhje të parakohshme.

Makthi i Ramës kështu u kthye në realitet. Ofertat për pazar në zgjedhjet lokale kishin marrë një jo të forte nga ana e LSI-s. Basha s’e përfilli. Kampi opozitar s’u përça.

LEXO EDHE  Mjeku i njohur paralajmëron Ramën/ Urren socialistët, b*thlëpirësit që kanë tradhëtuar PD i …

Tashmë që lufta politike është një betejë frontale, Edi Rama ka vendosur të qëndrojë fort në istikamin e tij. Ai po luan me nervat e popullit protestues, me shpresën se këto valë do shuhet e fashitet.

Në dy protestat e fundit ai e ka kuptuar se kjo nuk ka për të ndodhur, prandaj lëshoi edhe një herë thirrjen: ‘Kur donte flasim’! Situata ka precipituar në atë pikë sa njëra nga palët duhet të ikë. Të ikë përgjithmonë. O Rama, o Basha dhe Kryemadhi.

Rama nuk ka ardhur në pushtet për të ikur. As nuk ka nxjerrë militante në shesh si gjah për tu vrarë, në mënyrë që të ikë. As nuk ka blerë vota, e është futur në shtrat me çdo element te mundshëm kriminal brenda dhe jashtë, për të ikur.

Prandaj ai po i fryn zjarrit të protestave që ta kthejë situatën në kaos total. Po e çon vendin në konflikt civil me 30 qershor me vetëdije të plotë, e një plan diabolik. Për këtë qëllim po përdor dhunën disproporcionale të policisë, mediat e kapura, e analistët e paguar prej tij. Në mendjen e tij të sëmurë, në pushtet vihet duke shkelur mbi kufoma opozitarësh. E meqë Basha nuk është nga ajo racë, ai nuk ka për të ardhur në pushtet.

Shpesh në zallahamahinë e zhvillimeve të mëdha, ndodhin zhvillime fare të vogla, që nuk bien në sy dhe janë të vështira për tu shquar, që ndryshojnë të gjithë rrjedhën e gjërave. Dhe këto gjëra të vogla ndodhën më date 11 maj.

Ëndrra e tij për të përplasur dhunshëm popullin opozitar me popullin rilindës ( siç preferon ai të ndaje popullin në dy kampe) me 30 Qershor ka për tu ndalur në mes. Synimi i tij për të dalë ngadhnjimëtar nga flaket e 30 qershorit nuk kanë për tu realizuar.Dhe këtë ai do ta mësojë shpejt dhe në mënyrën më të dhimbshme për të.

Përpara se të shqetësohet për mikrobusin e Qershorit të Lulit, duhet të mendoje për ambulancën e Majit për vete.

Unë e di qe ai e di.