Video epike/ Dasmorët kanë një mesazh për Ramën

Opozita mbajti sërish një protestë tek Drejtoria e Policisë në Tiranë ditën e sotme duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestën e djeshme.

Por, ka pasur edhe nga ata që në këtë ditë kanë zgjedhur të martohen.

Një gazetar i Top Channel ka filmuar disa makina të zbukuruara të cilat ishin nisur me sa duket të merrnin nusen.

LEXO EDHE  Ish-ministri zbulon provën: Ja si mund ta dalloni në kushte shtëpie nëse shalqini ka nitrate

Pikant ka qenë reagimi i një prej krushqve, i cili thotë se sapo të përfundojë këtë ceremoni, do rikthehet për të vazhduar protestën e thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Rama ik, sa të shkojmë e të marrim nusen!”, është thirrja që dasmori bën teksa është duke shkuar në dasëm si krushk.