• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështon FMN, Banka Botërore dhe Qeveria

08:39 : 12/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, OP-ED

Nga Dritan Shaho

Shqetësimi kryesor i FMN, sot në Maj 2019 është paaftësia e Qeverisë Rama për të reduktuar dhe eliminuar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Po njësoj si 6 vjet më parë kur shqetësimi kryesor i FMN, atëhere në Shtator të 2013, ishte reduktimi i detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit. Në 6 vjet të gjithë ata që janë marrë me këtë punë, Qeveri dhe donatorë, i ngjajnë atij qenit që ndjek bishtin, por nuk ja arrin ta kapë.

Zvogëlimi dhe eliminimi i këtyre detyrimeve ndaj biznesit ishte pjesë e rëndësishme e retorikës së FMN që parapriu dhe justifikoi mbështetjen e paprecedent të qeverisë Rama 1 me 300 milionë EUR – një mbështetje e tillë nuk ishte dhënë kurrë më parë që kur Shqipëria u bë anëtare e FMN në vitin 1992, dhe vinte pas një periudhe kur prezenca e FMN në Shqipëri ishte reduktuar vetëm në Modalitet Survejimi (Surveillance Mode) – një nga instrumentat qe përdoren kur vendi ka arritur stabilitet te parametrave makroekonomikë.

Banka Boterore e mbështeti dhe ajo reduktimin e detyrimeve të prapambetura me një Hua Politikash Zhvillimi (Development Policy Loan) me rreth 120 milionë USD në vitin 2014 – synimi ishte per te reduktuar dobësitë e sistemit te financave publike. Këtu nuk përmendim mbështetjen e IPS-2 (Sistemin e Integruar të Planifikimit) nga BB, EU dhe donatorë të tjerë dhe as AFMISëra, AGFISëra dhe DMFASëra që do bënin çudira dhe magjira në manaxhimin e financave publike dhe të borxhit publik shqiptar.

Diskursi publik dhe politik i Qeverisë 2013-2017 ishte ulërima deri në qiell për kasaphanën e madhe të financave publike të bërë nga Qeveritë e mëparshme dhe përbetimi i saj se kjo punë do merrte fund nga dora e Rilindjes. Për këtë bëri dhe një strategji me ndihmën e Deloitte. Kjo ulërimë vazhdon edhe tani, por tashmë është e qartë se bëhet për të mbuluar gjurmët e veta. Detyrimet e prapambetura prej 300 milione EUR (por unë them se janë më shumë, të fshehura nëpër korridoret e gjykatave) tashmë jane shtrirë në mënyrë kapilare nga Qeveria tek Bashkitë, si për të thënë që retë e zeza mbi financat shqiptare janë shtrirë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në çdo cep të Shqipërisë.

Lexo edhe:

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

Nëse mund të themi se mbështetja që FMN, BB dhe donatorë të tjerë ka dështuar në mirëbesim që të krijojë financa më të shëndetshme publike, duke eliminuar detyrimet e prapambetura, kjo nuk mund të thuhet për Rilindjen. Qeveritë e saj asnjëherë nuk kanë dashur të reduktojnë detyrimet e prapambetura, por thjesht të kontrollojne fluksin e parasë publike si elementi kryesor i pushtetit të tyre politik. Siç kanë bërë me prokurimet publike, PPP dhe ligjet e investimeve strategjike dhe ato të posaçme, apo dhe me Korporatën e Investimeve. Qëllimi i Rilindjes nuk ka qënë shëndoshja e financave publike por kontrolli politik i çdo qindarke; ruajtja me vendosmëri e aftësisë për të vendosur kush do i marrë lekët i pari ndër mbështetësit e vet politikë, dhe kujt do ja vonojnë sa të mundin që t’i prishin punë, e pse jo ta falimentojnë.

Kjo sjellje e paramenduar, eliminon konkurrencën e lirë e të ndershme, shkatërron klimen e biznesit dhe e bën Qeverinë komandante supreme të ekonomisë së tregut. Për këtë arsye, ekonomia shqiptare nuk mund të kualifikohet si një ekonomi tregu funksionale, kusht sine qua nonpër integrimin europian – pra dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Nuk di të them nëse FMN ja ka hequr fishën kësaj qeverie, por ajo, 2 vjet pasi ka mbyllur programin e vet, si me delikatesë, si larg e larg, ka filluar të shqetësohet nëse do arrijë t’i marrë mbrapsht Eurot e veta.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026
Para

Analisti bën deklaratën e fortë/ Ramës i intereson skenari i përplasjes, kërkon leje për dorëheqje nga…

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet