PERDITESUAR
***
VIDEO+FOTO/ Protestues të plagosur, përplasje te Parlamenti. Ja çfarë po ndodh…
Një situatë e tensionuar është krijuar te Parlamenti, ku ka pasur përplasje mes policisë dhe një grupimi protestuesish.
Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa forcat special të FNSH me mburoja dhe shkopinj gome, kanë sulmuar protestuesit që u zhvendosën nga Kryeministria te godina ku zhvillohen seancat plenare.
***
Vrasësi i 2 prillit kërcënon liderin e opozitës
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, gramoz Ruçi, është kthyer sërish sot të kërcënojë me burg ata që kundërshtojnë regjimin.
Ai që 28 vjet më parë ,ishte Ministër i Brendshëm, kur vriteshin 4 shqiptarë që protestonin kundër diktaturës së Enver Hoxhës, ka kërcënuar me burg sot liderin e opozitës, Lulzim Basha.
***
VIDEO/ Protestuesit te Parlamenti, tensionohet situata. Policia hedh gaz, protestuesit …
Është tensionuar situata te Parlamenti, atje ku mijëra mbështetës të opozitës kanë ndaluar pas marshimit nga Kryeministria.
Policia ka përdorur gazin dhe ujin me presion kundër protestuesve, të cilët kanë hedhur shishe me Molotov dhe fishekzjarre.
***
Zhupa i përgjigjet Veliajt: S’ke faj, duhej të ishe në burg për vrasjen e …
Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i cilësoi protestuesit si një stan lepujsh.
***
Basha: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve, kemi betejën më të madhe…
Për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa duhet të kemi betejën më të madhe. Kështu u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha, ndërsa me mijëra shqiptarë që morën pjesë në protestë janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Parlamentit.
Basha theksoi se duhet dëgjuar zëri i qytetarëve, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë përcaktimit të kandidatëve për kryebashkiakë nga Partia Socialiste.
***
Protesta e opozitës/ Protestuesit drejt Parlamentit (VIDEO)
Protesta e opozitës së bashkuar po zhvendoset drejt Parlamentit. Protesta ka nisur në orën 18:30 minuta dhe është nisur drejt Parlamentin në orën 21:00. Ndërkohë që ish deputeti demokrat Flamur Noka, e ka cilësuar si “vendin e krimit”.
***
Spiropali e skandaleve quan shqiptarët të mjer
Ministrja e Ramës, e cila i vuri atij epitetin ‘Skënderbeu i kohëve moderne’, ka provokuar sot shqiptarët që protestojnë.
Spiropali i ka quajtur shqiptarët të mjerë, dhe ka thënë se shumë shpejt do marrin atë që meritojnë.
***
Zbulohet spiuni i policisë në radhët e protestuesve, ja si e pëson (Video)
Protestuesit kanë zbuluar spiunin e Ramës në protestën e sotme, dhe i kanë dhënë një mësim.
Siç shihet edhe në video, spiuni është infiltruar mes protestuesve dhe ka tentuar të agravojë situatën, por është pikasur nga qytetarët, të cilët e kanë përzënë menjëherë nga radhët e tyre.
***
Protesta e opozitës/ Balla i shqetësuar nga…
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me transmetimin e televizionit Rusë të protestës së opozitës. Kjo gjë duket se I katërhequ vëmendjen Ballës dhe ka vendosur ti kushtojë pak vëmendje.
***
Protesta e opozitës/ Ja reagimi i Ramës dhe mesazhi ndaj…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me protestën e opozitës.
Ndërsa nuk dihet se ku ka shkuar ndërkohë që mijëra qytetarë po protestojnë poshtë dritareve të zyrës së tij, Rama shkruan “çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj!”
***
Rama ik ‘pushton’ kryeministrinë (Video)
‘Rama ik, Rama ik’, ky është shkrimi që ka ‘pushtuar’ muret e kryeministrisë. Protestuesit kanë përdorur aplikacionin që ka futur Rama për të dërguar mesazhe të cilat shfaqen në murin e kryeministrisë.
***
Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës sot në mbrëmje në Tiranë.
Media si Associated Press, AFP, Daily Mail dhe të tjera pasqyrojnë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në protestë, si dhe incidentet me policinë.
***
Sandri helmon me gaz edhe televizionin shtetëror
Policia ka sulmuar me gaz protestuesit në pjesën anësore dhe pas godinës së kryeministrisë.
Situata e rënduar nuk ka ndikuar vetëm në shpërndarjen e protestuesve, por edhe në godinat atje pranë, veçanërisht për RTSH.
***
Provokon Veliaj/ I quan protestuesit lepuj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka fyer sërish shqiptarët që protestojnë kundër keqqeverisjes.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i ka quajtur protestuesit lepuj, duke thënë se ata nuk mund të thyejnë Tiranën.
***
Kaos pas Kryeministrisë/ Policia sulmon protestuesit me gaz (VIDEO)
Opozita po zhvillon ditën e sotme protestën e saj të 4 më të madhe. Ndërkohë ë policia ka marrë masa ekstreme, nuk kanë munguar as incidentet.
Gjithashtu në këto momente policia po vazhdon të hedhin gazë lotsjellës pas kryeministrisë.
***
Ish-kryeministri sfidon gazin lotsjellës, protestuesit thërrasin në kor emrin e tij (Video)
Ish-kryeministri i Shqipërisë, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, edhe në këtë protestë të opozitës ka dalë në shesh në krahë të qytetarëve.
Siç shihet edhe në video, pavarësisht gazit lot sjellës të përdorur nga policia, ai ka vijuar të qëndrojë në protestë, i rrethuar nga qindra qytetarë që brohorasin emrin e tij.
***
Protesta e opozitës, International SOS pasqyron zhvillimet nga Tirana…
Opozita prej orës 18:00 ka nisur protestën kundër qeverisë Rama, ndërsa mijëra protestues i janë përgjigjur thirrjes për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Ndërkohë International Sos ka pasqyruar atë ç’ka ndodhur në protestë.
***
Basha apel qytetarëve: Mos u largoni, do qëndrojmë para kryeministrisë
Protesta e opozitës duket se do të vazhdojë gjatë. Ka qenë kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili ju ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë dhe të mos largohen nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
***
Protesta e opozitës/ Presidenti Meta bën thirrjen urgjente
Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet nga opozita e bashkuar përpara kryeministrisë.
Meta është shprehur se po e ndjekë me shumë shqetësim situatën e krijuar në vende dhe ka bërë thirrje që mos të përdoret dhunë.
***
VIDEO/ Policia i sulmoi me gaz, ja si u përgjigjën protestuesit…
Si asnjëherë më parë, në mes të fjalimit të kreut demokrat Lulzim Basha, policia ka hedhur gaz ndaj qytetarëve, duke detyruar protestuesit e mbledhur para godinës qeveritare që të shpërndahen për disa minuta.
***
Mesazhi për Lleshajn e Ramën/ Basha: Nuk ka gaz lotsjellës që ndal shqiptarët e vendosur…
Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka rimarrë fjalën në protestën e opozitës, pasi e ndërpreu atë për shkak të hedhjes së gazit nga policia.
Basha theksoi se rruga jonë drejt Europës kalon vetëm drejt fitores së kësaj beteje, e cila nuk bëhet për karriget tona.
***
Policia gaz lotsjellës mbi qytetarët, plagoset një protestues (Foto)
Policia ka hedhur edhe në protestën e sotme gat kundër protestuesve, dhe për pasojë një qytetar ka mbetur i plagosur.
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Boldnews, qytetari ka rënë përtokë.
***
Pasi hodhi gaz mbi qytetarët, Sandër Leshi apelon për qetësi
Edhe në protestën e sotme, policia ka hedhur gaz mbi qytetarët. Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.
***
Agravon protesta/ Policia gaz mbi qytetarët! Basha apel protestuesve: Mos prekni vëllezërit me uniformë
Agravon protesta/ Policia gaz mbi qytetarët! Basha apel protestuesve: Mos prekni vëllezërit me uniformë
Policia ka hedhur edhe gjatë ditës së sotme gaz lotsjellës mbi qytetarët. Policia ka hedhur gaz mbi qytetarët, ndërkohë që kreu i opozitës. Lulzim Basha po mban fjalim para kryeministrisë.
***
VIDEO/ Basha me një mesazh të prerë: Rama kryeministri më i inkriminuar, nuk pranojmë më Shqipërinë e …
Kreu demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të pranishëm në protestën e opozitës, të cilin e ka cilësuar si kuvendin e shqiptarisë.
Ky është referendumi më i madh i shqiptarëve, tha Basha, duke shtuar se jemi mbledhur këtu për të mos pranuar më Shqipërinë e krimit, korrupsionit, oligarkisë.
“Jemi mbledhur me një kushtrim për të mos lejuar më kurrë Shqipërinë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë, dhe për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.
***
Policia “nxit” turmën/ Ja thirrjet që po bëhen në megafon
Protesta e opozitës sapo ka filluar ndërkohë që policia nga na tjetër bënë thirrje me megafon, që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin hedhjen e shashkave dhe mjeteve piroteknike.
“Policia, nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme , thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestë
***
Pas kryeministrisë, shqiptarët i vënë flakën dhe Kuvendit
Mijëra qytetarë janë mbledhur në një protestë kombëtare për të larguar nga qeveria Ramën.
Uragani qytetar ka mbërritur nga i gjithë vendi dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit është i tejmbushur nga numri i madh i protestuesve.
***
Shpërthen protesta/ Qytetarët i vënë flakën kryeministrisë (Video-Live)
Protestuesit i kanë vënë flakën kryeministrisë.
Siç shihet edhe në videon, qytetarët kanë hedhur bomba molotov tek dera e kryeministrisë.
***
‘Kryeministri po tenton të shtyjë zgjedhjet lokale’/ Kryemadhi zbulon skenarin e Ramës (Video)
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, ka deklaruar për mediat gjatë protestës së sotme, se Rama po punon për të shtyrë zgjedhjet lokale.
Ajo tha se po të shohësh listat e kandidatëve të Rilindjes, kupton që Rama po tenton të largojë disa deputetë, pasi zgjedhje lokale nuk ka për të patur në 30 qershor.
***
Video-Live/ Lulzim Basha dhe demokratët marshojnë drejt kryeministrisë
Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ndjekur nga mijëra simpatizantë të PD-së, është nisur nga selia blu drejt kryeministrisë, për tu bashkuar me protestuesit e ardhur nga e gjithë Shqipëria.
***
Incidentet e para/ Flakadanë dhe bojë në drejtim të Kryeministrisë (FOTO)
Nisë protesta e katërt ndër më të mëdha të e opozitës së bashkuar ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur përpara kryeministrisë.
Në fillim kanë ardhur banorët e zonës së “Astirit”, ndërkohë kujtojmë se protestës I janë bashkuar edhe qytetarë nga të gjitha rrethet e shqipërisë.
***
Shqipëria në protestë/ Rama ik, Rama ik… Mijëra qytetarët ‘pushtojnë’ bulevardin (Video-Live)
Me pankarta në duar ’Rama ik, Rama Ik’ mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.
***
Ja sa do të zgjasë protesta e opozitës …
Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Por sa do të zgjasë protesta e opozitës?
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji thekson se kohëzgjatjen e protestës do e vendosin qytetarët.
Shqipëria proteston/ Artistët marshojnë drejt kryeministrisë
Artistët ju janë bashkuar mijëra qytetarëve shqiptarë dhe opozitës së bashkuar, për të protestuar kundër qeverisë Rama. Ata mbajnë në duar pankartat ‘Rama ik’ dhe ‘Mbro teatrin’.
***
FOTO/ Momentet e veçanta nga nisja e protestës, turisti me qeleshe përballë gardhit me policë…
Opozita ka nisur protestën e saj para godinës së Kryeministrisë, e cila është rrethuar tërësisht nga qindra forca policore. Përpara gardhit me policë, janë vendosur barriera metalike, me qëllim ndaljen e protestuesve.
***
Banorët e Unazës së re marshojnë drejt kryeministrisë (Video)
Banorët e Astirit janë duke marshuar në këmbë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; për tu bashkuar me protestuesit që po vijnë nga e gjithë Shqipëria.
***
Opozita zhvillon pasditen e sotme protestën e katërt kombëtare në orën 18:30, ndërkohë para kryeministrisë ka nisur grumbullimi i qytetarëve.
VIDEO
Kërkesat e opozitës mbeten të njëjta, largimi i kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka ende një skenar se si do të zhvillohet protesta e opozitës, ndërsa është folur se do të zgjasë për rreth 4 orë.
Në protestën e kaluar kombëtare, pati tensione dhe përplasje me policinë, e cila u përgjigj në të shumtën e rasteve me hedhjen e gazit lotsjellës.
Dje ne takimin me 300 te rinj te forumit rinor të partisë popullore evropiane, kryeopozitari Lulzim Basha ftoi të majtë e të djathtë në protestën e sotme duke deklaruar se beteja që kanë nisur prej muajit shkurt, është një betejë për Shqipërinë Evropiane.
Mbështetës nga disa qytete të vendit, drejt Tiranës
Ndërkohë, mbështetës të opozitës nga qytete të shumta të vendit janë nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës.
Nga Vlora, Kukësi, Shkodra, Fieri ardhja drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës ashtu si herët e tjera është bërë në mënyrë të organizuar. Krerët e degëve të PD në rrethe, e kanë cilësuar 11 majin si protestën më të madhe të opozitës dhe deklarojnë se nuk do të ketë zgjedhje pa pjesëmarrjen e saj në 30 qershor.