• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kritikat ndaj Ramës, gazetarët kërcënohen fizikisht ose verbalisht…

20:50 : 09/05/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Alice Elizabeth Taylor

Kapja e televizioneve nga qeveria, kërcënimet ndaj medias sociale, dhe përdorimi i policisë nën pretekstin e sigurisë shtetërore janë kërcënimet kryesore ndaj lirisë së medias. Ky është përfundimi i raportit të organizatës europiane për lirinë e medias dhe të shprehjes “Mapping Media Freedom”.

Raporti u bazua në vezhgimin e kryer me mbi 3 mijë raportime të bëra në 43 vende të Europës që prej vitit 2014. Rezultatet e raportit do të shërbejnë për të studiuesit e lirisë së medias, për ligjvënësit, dhe për “ata që dëshirojnë të ndihmojnë në krijimin e medias së pavarur dhe pluraliste”.

Organizata “Mapping Freedom Media” i ka kushtuar vemendje te veçantë incidenteve të ndodhura në vendin tonë gjatë protestave kundër gazetarëve. Në raport thuhet se gazetarët ishin “të parët që u vunë në shënjestër, u rrethuan dhe u lënduan”, nga policia gjatë protestave.

Pavarësisht se prania e tyre në ngjarje të tilla është “pjesë thelbësore e detyrave të tyre profesionale” dhe ata nuk duhet të ekspozohen ndaj “kërcënimeve të shumëllojshme” kur marrin pjesë.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjithashtu,“moskuptimi” i rolit të medias nga ana e policisë vlerësohet si faktor ndikues në ushtrimin e dhunës ndaj gazetarëve.

Gazetarët në Shqipëri janë shënjestruar dhe sulmuar rregullisht gjatë mbulimit të protestave. Në protestën e fundit të opozitës më 16 prill, një gazetar humbi ndjenjat; një fotoreporter u godit me shkop në kokë; dhe disa të tjerë pësuan probleme me frymëmarrjen dhe ndaluan transmetimin nga gazi lotsjellës i lëshuar nga policia. Gjatë muajve të fundit, shumë të tjerë janë shtyrë, sulmuar verbalisht, ndaluar të filmonin, ose kërcënuar me arrest me burg nga punonjësit e shtetit.

Një tjetër kërcënim i identifikuar në raport është kapja nga shteti e televizionit publik, si dhe ndërhyrja politike në mediat e tjera kombëtare private. Zakonisht, politikanë ju kërkojnë redaktorëve ose gazetarëve të nxjerrin lajme të caktuara ose të marrin apo pushojnë nga puna gazetarët në bazë të bindjes së tyre politike. Gjithashtu, u vu re se politikanët kërkuan të kontrollonin mediat duke mos lejuar gazetarë të caktuar të merrnin pjesë në konferenca shtypi.

Në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mbajnë konferenca për shtyp. Ato nuk i lejojnë mediat e pavarur t’i bëjnë pyetje në publik dhe shpërfillin kërkesat për informacion ose komente. Përveç kësaj, Rama ka stacionin e tij televiziv ERTV ku transmeton aktivitete e qeverisë, të kuruara me kujdes nga ekipi i tij i komunikimit.

Një studim i kompanisë shqiptare IDRA i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, botuar këtë javë, zbuloi se politikanët dhe qeveria përbëjnë rrezikun më të madh mbi lirinë e shprehjes në vend.

Të anketuarit folën për ndërhyrje politike në punën dhe tek redaktorët e tyre, për censurimin apo edhe heqjen e lajmeve që dëmtojnë politikisht qeverinë. Për më tepër, sipas raportit, edhe demonizimi politik është një problem i madh.

“Gadishmëria për të sulmuar gazetarët ose mediat ku ata punojnë, në vend që të debatojnë faktet, në mënyrë që të pengojë të drejtën e qytetarëve për informim është kërcënimi i vërtet i lirisë së medias në BE, në vendet kandidate dhe në vendet e mundshme kandidate.”

Figurat kryesore politike në të gjithë kontinentin sulmojnë gazetarët dhe mediat kritike ndaj tyre, duke i konsideruar raportimet e tyre si “lajme të rreme” ose duke i akuzuar ata për pasjen e motive të tjera, të tilla si lidhjet politike apo kombëtare.

Në Shqipëri, kjo është një taktikë që përdoret rregullisht. Sumë gazetarët janë sulmuar nga portalet e lidhura me qeverinë. Kryeministri rregullisht i quan raportimet kritike ndaj tij “lajme të rreme”. Gazetarët kërcënohen verbalisht ose fizikisht si rezultat i komenteve të tilla dhe madje mua nuk mu rinovua leja e qëndrimit, ndërkohë që isha gjashtë muaj shtatzënë.

Një tjetër gjetje është mbizotërimi i ngacmimeve në rrjetet sociale dhe në rrjet me shënjestër gratë. Janë vërejtur ngacmimeve seksuale në Twitter, kërcënime me vdekje dhe mënyra të tjera, dhe raporti tregon se raste të tilla janë në rritje. Për këto ndodhi, fajësohen kryesisht fjalimet e politikanëve, të cilat shpesh herë çojnë në ngacmime kundër atyre që janë piketuar.

Mënyra më e zakonshme për të arritur këtë kryhet përmes ngacmuesit online (Trolls). Qeveria shqiptare dyshohet të ketë punësuar njerëz, qëllimi i vetëm i të cilëve është patrullimi i rrjeteve sociale, duke postuar komente mbështetëse ndaj qeverisë dhe fshirë kritikat. Exit.al gjeti pafund profile të rreme që përdornin emra dhe imazhe të rreme, të cilët komentonin pro-qeverisë në artikujt kritikë ndaj Ramës, Veliajt, apo politikanëve të ndryshëm.

Liria e medias është pushteti i katërt i demokracisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutteres deklaroi se:

“Asnjë demokraci nuk është e vërtet pa akses në informacion transparent dhe të besueshëm. Është themeli për ndërtimin e institucioneve të ndershme dhe të paanshme, duke i vendosur përpara përgjegjësisë liderët dhe duke i kërkuar përgjegjëshmëri nga pushteti.” /Exit.al/

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

"Rama t'i bëjë llogaritë mirë"/ Gazetari i njohur: Rrezikohet konfrontimi civil nëse...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com