“Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale”, tha kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Korça. “Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet. Zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë”, shtoi ai.
“Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme por zgjedhje me Edi Ramën Shqiëria nuk do të ketë më, një përdhunues serial i zgjedhjeve, koka e sistemit me krimin duhet të shkojë para drejtës. Ai nuk meriton të marrë pjesë në zgjedhje por të paktën ne duhet të kërkojmë se ai nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë. Ndaj rruga e zgjedhjeve politike është e qartë”, u shrpeh Basha.
“Kur largimi nga vendi arriti dimensione të papara që nga vitet 90, arsyeja pse kemi ardhur në gjysmë të rrugës është puna e palodhur e demokratëve për të zgjuar shqiptarët se pa fitoren e zgjedhjeve të lira, asnjë betejë tjetër s’fitohet dot, as beteja për shëndetësinë, as beteja për arsimin…
Sot nga Korça dua ta deklaroj prerë për ata që s’e kuptojnë: Po, do të ketë një ndryshim të thellë të sistemit politik, do ketë rikthim tek vlerat evropiane të kontrollit e balancës. Parlamenti nuk do të jetë kukull, por kontrollor i qeverisë, prandaj na duhet një parlament që buron drejtpërdrejt nga qytetari. Për këtë arsye kemi nisur një debat që do të shtrihet kudo në Shqipëri. 100 deputetë me një senat, apo kombëtar proporcional me lista të hapura, apo sisteme të tjera që bëjnë të mundura primaret apo një president të zgjedhur nga populli, ne nuk kemi paragjykime.
Qytetarët duhet të pyeten për çdo vendim të rëndësishëm, jo të ndërtohen inceneratorë që helmojnë qytetarët. Me një ligj për referendumet, qytetarët do të pyeten për gjithçka që ka të bëjë me shëndetin e tyre. Ky ndryshim s’do ndodhë në dhoma të mbyllura, por në sy të publikut. Gjithçka do të marrë formë të prerë vetëm pasi të vendoset me referendum kombëtar nga vetë qytetarët shqiptarë”, shtoi.
***
Basha nga Korça: Qeveria e Ramës me taksat e larta ka mbyllur një të tretën e bizneseve të vogla
Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se qeveria e Ramës, me taksat e larta ka mbyllur në Korçë një të tretën e bizneseve të vogla.
“Vetë kam qenë bashkë me ju në rrugët e qytetit të Korçës, në lagjet e ndryshme dhe në të gjitha zonat e qarkut, dhe kam parë mjerimin e thellë në të cilin është zhytur Korça e punës. Jo për fajt tuaj, as për faj të natyrës, por për shkak të mallkimit që quhet qeveria e Ramës, që me taksat e larta ka mbyllur në Korçë një të tretën e bizneseve të vogla. Kanë ulur qepenat edhe nga sjelljet terroriste të taksidarëve të qeverisë ua bënte të pamundur vazhdimin. Një urrejtje e shfrenuar kundër sipërmarrjes, që në fakt është palca e ekonomisë, është sjellësja më e sigurtë e mirëqenies, por është po kështu një rrezik për tiranët dhe despotët, sepse sipërmarrja është e pavarur, ska nevojë për ymrin e Padishahut, dhe Edi Rama këtë s’e duron dot, i del jashtë planit të tij”, tha Basha nga Korça.
“Ndaj i është vërsulur sipërmarrjes dhe sipërmarrjes së vogël në veçanti. Të vetmit që bëjnë hajër janë oligarkët që nga mëngjesi deri në darkë dhe rrinë me Ramën duke bërë plane si të grabisin buxhetin dhe pasuritë e shqiptarëve. 10 njerëz, 10 hiena grabitqare, 10 të ashtuquajtur biznesmenë, prandaj i ka shkatërruar gjithë të tjerët. Gjithçka vetëm për këta të 10 që i puthin dorën e gjithçka edhe atë që s’thuhet, se bashkë ndajnë lekët e shtetit”, shtoi.