• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjitha institucionet i kape, po qytetarët do i kapësh?

16:30 : 07/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kapje…! Termi që kryeministri Edi Rama e ka qëllim në vetvete. I do të gjitha, pushtetin e tij absolut, kontrollin mbi partinë, mbi Parlamentin, e padyshim mbi qeverinë. Për të, këto nuk mjaftonin, donte edhe më shumë zgjerim, për ta kthyer vendin në një pikturë të tij ku të ngjyrosë e zhgaravisë sipas “muzës” së momentit.

Gjykatën Kushtetuese e asgjësoi, Gjykatën e Lartë gjithashtu, të tjerat me një “fërshëllimë” i ve në rresht. Prokurorinë e ka si një nga zyrat e tij të varësisë. Që nga dhjetori i vitit 2017, me 69 vota të dala nga oazi i Rilindjes, vendosi në krye të institucionit të akuzës Arta Markun.

As edhe një partiake e tij nuk do ishte kaq e zellshme sa Marku. Është aty për të mbyllur dsoje dhe kurrë për t’i hapur. Shifrat e tregojnë, ata të vrasin kur i lexon, por është çlirim për Ramën. Vetëm nëntë çështje penale të hapura për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik, të emëruar ose të zgjedhur, janë regjistruar në prokurori për vitin 2018. Kaq është korrupsion? Vetëm nëntë njerëz e kanë bërë, edhe ata zyrtarucë të nivelit të fundit në hierarkinë e lartë?

Opozita çiret e klith për dosjen 339 dhe 184, që i janë zverdhur fletët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi askush nuk e zë me dorë. Aty fshihet një pjesë e dyshimit për shitblerjen e votave dhe lidhjet e politikanë të nivelit të lartë të Rilindjes me elementë të botës së krimit, kryesisht të “specializuar” në trafikun e drogës. Deri tani në përgjime kanë dalë Vangjush Dako dhe dyshohet edhe Damian Gjiknuri. Por që të dy shijojnë lirinë, ende me shumë pushtet, e mbi të gjitha Damiani përulet para gurusë indian për të “pastruar” shpirtin.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Shërbimi Informativ Shtetëror gjithashtu është në duart e kreut të qeverisë, sindikatat i ka vënë në rresht duke ua mbyllur gojën ende pa nxjerrë zë. Shoqërinë civile e ka joshur me të mira materiale dhe janë piaristet më të zëshme të pushtetit. Por batërdia vijon me mediat. Televizionet kombëtare ja kalojnë edhe ERTV-së së Ramës për kronikat dhe emisionet televizive në favor të pushtetit. Media e mbetur, që vijon të bëjë një lloj qëndrese siç janë portalet, kërcënohen çdo ditë nga forca e pushtetit.

E në delirin e kapjes, sytë i ka kthyer tek qytetarët. Edhe ata kërkon ti fusë në vathën e tij, në mos me bindje me dhunë. Vendin kërkon ta kthejë në një shoqëri me mendje të shpëlarë nga propaganda, që ti përulen “udheheqësit Rama”, si të ishte një i dërguar nga lart dhe jo një vijimësi e diktaturës, në gen e në sjellje.

Kush nuk i bindet e kërcënon me burg, kush proteston i bën terror me strukturat policore. Edhe sa do zgjasë kapja. Në duar ka terrorin por frymën popullore, tashmë e lodhur prej qeverisjes arrogante nuk ka qeli që e mban mbyllur. Rama beson se edhe qytetarët do i kapë. A do ia arrijë vallë?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
Para

Denoncimi/ Qytetari akuzon Ramën: Ja si torturohen të miturit në Bulqizë për bukën e gojës

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com