• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KRIIK Albania kundër regjistrimit të BD-së së Patozit: Vendim i jashtëligjshëm!

16:38 : 06/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) e quan të jashtëligjshëm vendimmarrjen e KQZ-së, që me votat e socialistëve regjistroi Bindjen Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, KRIIK Albania nënvizon se, anëtarët e trupës së KQZ-së duhet të respektojnë vetëm ligjin dhe t’i përmbahen plotësisht betimit të bërë para përfaqësuesve të popullit shqiptar në momentin e marrjes së detyrës.

“Anëtarët e trupës së KQZ-së dhe administrata e saj duhet të përpiqen të shmangin çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen apo praktikat e mëparshme, të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta, pasi çdo qasje tjetër do të minonte besimin e qytetarëve dhe do të rëndonte akoma më shumë situatën e tensionuar në vend nga kriza aktuale politike”, thuhet gjithashtu në sqarim.

Reagimi i plotë i KRIK ALBANIA

Ruajtja e paanësisë dhe integritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rëndësi jetike për funksionimin e shtetit demokratik e ligjor

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

Shoqëritë me demokraci të qëndrueshme dhe të shëndetshme karakterizohen, ndër të tjera, nga një zbatim shumë i mirë i ligjit si dhe institucione të forta, të pavarura dhe llogaridhënëse. Në vendet me demokraci të brishtë dhe në tranzicion shtetformues si vendi ynë, ndërtimi dhe funksionimi në mënyrë të pavarur i institucioneve mbetet një sfidë e vështirë.  Mirëfunksionimi i tyre mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit është thelbësor për të frenuar ndikimin e vullneteve politike dhe për të siguruar besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit demokratik e ligjor.

Veçanërisht në kushtet e një krize politike, mirëfunksionimi i institucioneve dhe zbatimi pa ekuivok dhe i drejtë i ligjit është domosdoshmëri dhe garanci për ekzistencën e shtetit demokratik e ligjor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si një ndër institucionet e pavarura ka një rëndësi madhore në shëndoshjen e demokracisë pasi ai është organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për ruajtjen e integritetit të votës dhe të vullnetit të qytetarëve, i cili i shprehur nëpërmjet proceseve zgjedhore legjitimon pushtetin qeverisës dhe garanton fuqinë e votuesit.

KRIIK ka ndjekur në vazhdimësi funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe sidomos veprimtarinë e tij në mbikqyrjen dhe përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019.  Deri më tani, në tërësi, vlerësohet një performancë pozitive e KQZ-së në informimin dhe nxitjen e aktorëve për të respektuar zbatimin e kërkesave dhe procedurave të parashikuara për ndërtimin e procesit të ardhshëm zgjedhor.

KRIIK shpreh, gjithashtu,  shqetësimin e tij për shkeljen në mënyrë flagrante të ligjit lidhur me vendimin e marrë nga KQZ-ja më datë 27.04.2019 për regjistrimin e subjektit zgjedhor “Partia Bindja Demokratike”[i].

Ky vendim jo vetëm që është në shkelje të afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor[ii], por gjatë marrjes së tij trupa e KQZ-së nuk mori parasysh as praktikën ligjore të ndjekur nga vetë ajo në Zgjedhjet Parlamentare 2013[iii] dhe në Zgjedhjet Vendore 2015[iv] dhe as vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor të vitit 2013[v], për mosregjistrimin e subjekteve zgjedhore të cilat, në afatin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, ishin subjekte zgjedhore për të cilat ishte marrë vendim nga Gjykata, por ky vendim nuk kishte marrë ende formë të prerë.

Për më tepër, në rastin e regjistrimit të subjektit “Partia Bindja Demokratike” vendimi i regjistrimit në Gjykatë[vi] është marrë dy ditë pas kalimit të afatit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore, pra më datën 25 prill 2019.

Megjithëse Kryetari i KQZ-së z. Zguri solli në vëmendje të anëtarëve këtë shqetësim, katër anëtarët e tjerë të KQZ-së, jo vetëm nuk e morrën në konsideratë praktikën e vendosur, por në mënyrë të paprecedentë nuk zhvilluan asnjë diskutim[vii] apo parashtrim të qëndrimit të tyre dhe në bllok votuan pro regjistrimit të subjektit, përkundrejt votës kundër të Kryetarit të KQZ-së.

Ky qendrim është i kundërt edhe me qendrimin e vetë KQZ-së të shprehur në Deklaratën për Shtyp[viii] të datës 4 janar 2019, ku shprehet se për shkak edhe të kritikave nga misionet vëzhguese ndërkombëtare[ix], ajo është e vendosur këtë herë që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim të subjekteve zgjedhore.

Gjithashtu, shqetësues mbetet fakti që edhe administrata e KQZ-së, konkretisht Drejtoria Juridike dhe Sekretari i Përgjithshëm, në relacionin e përgatitur[x] dhe atë të referuar[xi] përpara trupës së KQZ-së në seancën e datës 27 prill e konsiderojnë konform ligjit dhe brenda afatit të 23 prillit kërkesën e paraqitur. Madje ata specifikojnë se bashkëlidhur me këtë kërkesë është paraqitur edhe vërtetimi i regjistrimit të subjektit në gjykatë, vërtetim i cili është lëshuar nga Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë tre ditë më vonë, pra më datë 26 Prill 2019, një ditë përpara mbledhjes së KQZ-së.

Ende sot, në datën e publikimit të kësaj deklarate, ky vendim nuk është zbardhur dhe nuk është bërë publik[xii] në mënyrë që të gjykohet mbi arsyetimin e paraqitur rreth kësaj vendimmarrjeje. Nuk janë bërë publike as vendimet e tjera të marra në mbledhjen e asaj date, madje as ato të mbledhjes së mëparshme të datës 25 prill[xiii], në kundërshtim me detyrimin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor për publikimin e vendimeve të KQZ-së brenda 24 orëve nga marrja e tyre[xiv].

Nga monitorimi i vazhdueshëm që i është bërë KQZ-së veçanërisht pas reformës zgjedhore të vitit 2012 e deri më sot, është evidentuar edhe herë të tjera sjellja e saj jo në përputhje me ligjin dhe me standarde të dyfishta. Madje në trajtimin e çështjeve me valencë politike dhe për të cilat ka patur qëndrime të kundërta të partive kryesore politike, trupa e KQZ-së ka operuar në vendimmarrjen e vet e ndarë më dysh duke reflektuar anshmëritë përkatëse politike.

Ndërkohë, në situatën e sotme, trupa e KQZ-së është e paplotë pas mospropozimit prej Partisë Demokratike të kandidaturave për dy vendet e mbetura bosh që në tetor të vitit 2018. Tre prej anëtarëve janë kandidatura të propozuara nga Partia Socialiste. Ndërkaq kandidati i propozuar nga Partia Republikane[xv] dhe ai i zgjedhur kryetar nga kandidatura të pavarura[xvi], pas marrëveshjes politike të 18 Majit 2017, arbitrarisht ndërruan vendet[xvii], duke zhbërë përfundimisht aspiratën e reformës zgjedhore të kryer në vitin 2012 për ndërtimin e një trupe të pavarur të KQZ-së.

Kuadri ligjor parashikon ankimimin e parregullsive të procesit në KQZ, në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se kjo e fundit e ka përjashtuar veten me vendim[xviii] për të shqyrtuar çështje zgjedhore.

Për shkak të procesit të reformës në drejtësi, aktualisht Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Ndërkohë të tetë gjyqtarët e Apelit, anëtarë[xix] të Kolegjit Zgjedhor janë futur në proces rivlerësimi[xx] prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Nga tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor njëri është konfirmuar në detyrë[xxi] dhe një tjetër është shkarkuar[xxii], ndërkohë që të dy vendimet janë apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Gjashtë anëtarët e tjerë janë tashmë në proces rivlerësimi[xxiii].

Në këto rrethana dhe në kushtet kur opozita e dalë nga zgjedhjet e viti 2017 ka dorëzuar mandatet parlamentare dhe proteston në rrugë duke akuzuar mazhorancën se ka uzurpuar të gjitha pushtetet,  sjellja dhe mirëfunksionimi i KQZ-së merr një rëndësi jetike. Rëndësi që lidhet jo thjesht me administrimin e një procesi zgjedhor, por me ruajtjen e besimit të publikut në rolin e institucionit të KQZ-së në mbikqyrjen, mirëorganizmin dhe administrimin e procesit zgjedhor, si dhe në gatishmërinë e saj për të marrë në konsideratë dhe shqyrtuar me objektivitet, vërtetësi e paanësi të gjitha pretendimet apo shkeljet ligjore që mund denoncohen apo që mund të vërehen drejtpërdrejtë nga vetë KQZ-ja.

Organi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i mandatuar në frymë e gërmë nga vullneti popullor i shprehur nëpërmjet referendumit për miratimin e Kushtetutës në 22 nëntor 1998, e më pas i materializuar në ligj pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, si një organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet,   duhet të marrë rol proaktiv në sigurimin e integritetit të të gjitha aspekteve të procesit zgjedhor.

Në këtë frymë, Anëtarët e trupës së KQZ-së duhet të respektojnë vetëm ligjin dhe t’i përmbahen plotësisht betimit[xxiv] të bërë para përfaqësuesve të popullit shqiptar në momentin e marrjes së detyrës.

Anëtarët e trupës së KQZ-së dhe administrata e saj duhet të përpiqen të shmangin çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen apo praktikat e mëparshme, të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta, pasi çdo qasje tjetër do të minonte besimin e qytetarëve dhe do të rëndonte akoma më shumë situatën e tensionuar në vend nga kriza aktuale politike.

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
SPORT

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025
Para

A ka dallim mes qëndrimeve të Bashës dhe Berishës? Përgjigja befasuese e Salianjit…

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com