• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasuria/ Kryebashkiaku i Ramës fsheh të ardhurat nga puna e dytë, 50 mijë lekë në ditë për…

20:58 : 04/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mjeku kirurg, Muharrem Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit 2016, të cilat pasuan shkarkimin e kreut të mëparshëm të bashkisë, Shukri Xhelili për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual.

Rama u bë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe të interesave private në vitin 2016 dhe BIRN ka administruar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI tre deklarata të dorëzuara prej tij.

Muharrem Rama, 51 vjeç, ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën e tij si mjek i përgjithshëm në fshatin Melan të Dibrës. Ai është specializuar për kirurgji të përgjithshme në vitet 1993-1997, pas së cilit u emërua kirurg në spitalin e Peshkopisë.

Përgjatë viteve të karrierës së tij si mjek, Rama ka mbajtur pozicionin e nëndrejtorit teknik  dhe shefit të kirurgjisë në spitalin e Peshkopisë. Në tetor të vitit 2016, ai u përfshi në politikën lokale si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Dibrës.

Më 30 qershor, qytetarët shqiptarë pritet t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryebashkiakët e rinj të vendit. Në prag të zgjedhjeve lokale, BIRN nis publikimin e skedave të pasurisë së deklaruar nga secili prej kryebashkiakëve aktualë, me qëllim bërjen e transparencës dhe informimin e qytetarëve mbi interesat e tyre private.

Lexo edhe:

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama në vitet 2016 dhe 2017.

Skeda e pasurise se deklaruar nga kryetari i Bashkise se Dibres, Muharrem Rama per vitet 2016-2017.

Para fillimit të mandatit si kryetar i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama zotëronte pasuri me vlerë 7.8 milionë lekë. Referuar deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Rama zotëronte një apartament me vlerë 7.1 milionë lekë si dhe një automjet të blerë për 300 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Ramës llogaritet në 8 milionë lekë. Përveç apartamentit të zotëruar më parë, Rama deklaron edhe likujditete bankare me vlerë 915 mijë lekë. Ndërkohë, ai ka shitur automjetin në pronësi të tij për një vlerë prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare të deklaruara në vitet 2016-2017 kapin vlerën e 2.1 milionë lekëve, ku 64% kanë si burim pagën e tij si kryebashkiak dhe 35% pagën e bashkëshortes si shefe laboratori e spitalit të Peshkopisë.

Të dhënat e siguruara nga analiza e deklaratave të pasurisë tregojnë se kryebashkiaku Rama nuk është shkëputur nga profesioni i tij dhe deklaron se ka siguruar të ardhura nga puna part-time si mjek roje, sipas nevojave të spitalit të Peshkopisë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Dy deklarata iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” në këtë analizë mosdeklarimin e vlerës totale që kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama ka përfituar nga puna part-time si mjek roje në spitalin e Peshkopisë gjatë viteve 2016 dhe 2017. Sipas deklaratave të tij, ai përfiton “5 mijë lekë për 24 orë” nga puna part-time në spital.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

BOTA

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025
SPORT

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
BOTA

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit për sot

08:10 : 14/06/2025
SPORT

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

08:06 : 14/06/2025
Para

5 konkluzionet e tryezës së PD për Arsimin e Lartë/ Basha: Modeli ynë europian i jep fund tranzicionit 30 vjeçar

TË GJITHA

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit për sot

08:10 : 14/06/2025

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

08:06 : 14/06/2025

Furgoni me pasagjerë përplaset me “Benz”-in në aksin Fier-Lushnjë, 7 të plagosur

08:05 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com