Një ndër emrat më të rëndësishëm të skenës së muzikës botërore, këngëtarja Bebe Rexha është padyshim një ikonë e muzikës dhe përfaqësimit shqiptarë në botë.
Gjithashtu është gjithnjë prezente edhe në mediat rozë me lajme të ndryshme rreth saj. mgjithatë ditën e fundit është protagoniste e një lajmi të trishtë. Bebe është përfshirë në një aksident automobilistik edhe pse fatmirësisht nuk ka pasur asnjë lëndim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes rrjeteve sociale, ku qetëson po ashtu dhe fansat se është mirë.
“Sot pësova një aksident me makinë. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e bukur është jeta”, shkruan këngëtarja.