• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kapërcimi i Rubikonit

12:59 : 03/05/2019
në KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Mungesa e partive programatike dhe ekzistenca e partive karizmatike vençarisht në dekadën e parë të paskomunizmit dhe atyre klienteliste në vijim, ka çuar në një deformim të të kuptuarit të elementit të përfaqësimit politik dhe si rrjedhim në një sjellje në dukje irracionale të votuesit, duke krijuar dhe pritshmëri krejtësisht të gabuara mbi çfarë premisash duhet të ngrihen dhe zbatohen politikat publike. Vetëm një program partiak që stimulon punësimin, kursimin dhe sipërmarrjen, mund të shtojë vlerë në kandarin e racionalitetit politik dhe të na ruajë nga ujërat e turbullta të populizmit ekonomik. Tezat neo-marksiste dhe etatiste të skemave të mbi-rregullimit dhe rishpërndarjes që në fakt as e tillë nuk është se përfundon në duar kleptokratësh, janë testuar dhe dështuar të implementohen edhe nga administrata publike ku e ku më funksionale se e kjo e jona që është thellësisht e fryrë, nepotike dhe jo-efiçiente. Kjo e fundit është shtuar me rreth 15 përqind vetëm vitet e fundit duke arritur në nivel të përgjithshëm, qëndror dhe lokal në shifrat e frikshme të rreth 165 mijë.

Shto këtu dhe faktin që rrogat në sektorin shtetëror janë 25 përqind më lart se te privati siç raporton së fundmi INSTAT dhe situata bëhet sa qesharake aq edhe alarmante. Për mos të përmendur edhe rritjen e barrierave tarifore dhe jo-tarifore për bizneset dhe vështirësistë e panumërta burokratike që has sipërmarrja, vençarisht ajo e vogël dhe e mesme dhe të krijohet një tablo më e qartë e pamundësisë për sipërmarrjen e lirë dhe konkurrencën e drejtë në një vend ku kërbaçi qeveritar ndjehet fortë, ndërsa kulaçi thuajse nuk ekziston.

Në indeksin “Doing Business” të Bankës Botërore Shqipëria është e renditur së fundmi në vend të 63-të, ndërkohë që për referencë Mali i Zi në vend të 50-të. Jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor me shkallë tatimi progresiv dhe barra fiskale është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit. Fut këtu edhe taksat e fshehura apo gjobat, si ato të Bashkisë së Lalit dhe panorama bëhet edhe më e frikshme. Përsa i përket pagesës së taksave specifikisht sipas të njëjtit indeks Shqipëria radhitet në vend të 122 në botë, ku secili shqiptar paguan dicka më shumë se 37 përqind të të ardhurave të tij në taksa dhe ku përgjithësisht përfitojnë ata që kryejnë evazionin më të madh, ndërkohë që harxhohen zyrave të shtetit plot 252 orë në vit dhe ka rreth 35 pagesa të ndryshme.

Pra në një ekonomi me shkallën më të lartë të të vet-punësuarve në Europë, me mbi 80 përqind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ta torturosh qytetarin me sorrollatje të tilla dhe barrë fiskale, është ose paaftësi në rastin më të mirë, ose keqdashje e pastër. Nga ana tjetër, një qeveri e majtë që ul tatimin për dividentët në 8 përqind, gjë që u sjell përfitime vetëm oligarkëve.

Lexo edhe:

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

ndërkohë që taton 23 përqind menaxherët dhe profesionistët dhe rëndon sipërmarrjen e drejtë siç theksuam më sipër, qartazi dekurajon talentin dhe riskun dhe nxit crony kapitalizmin. Ky i fundit shpesh ashiqare me forma perverse si partneritetet pirat plaçkistëse alla-shqiptarçe që ndër të tjera, dekurajojnë përqëndrimin e burimeve në mënyrë efiçiente në ekonomi, dhe ulin konkurrencën e drejtë. Këto sjellin dhe efekte të tjera si shtimi i mungesës së incentivizimit për punën, tërheqjen nga shtimi i kapitaleve që nxisin inovacionin, mungesën e mbështetjes për kërkim-zhvillimin etj.

Vetëm kur partitë do kryejnë ciklin e plotë të reformimit të brendshëm, do fillojnë të kthehen në parti programatike që bëjnë premtime indirekte dhe jo parapolitike dhe klienteliste si vende pune dhe tendera për mbështetësit e tyre, do arrijmë të superojmë fazat e populizmit ekonomik dhe llafazanërisë politike dhe do kemi oferta më të qarta politike, politika publike më realiste dhe votues më racionalë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025
SPORT

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025
BOTA

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025
SPORT

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025
Para

Armina dhe Zeni në krizë? Publikohen mesazhet e tradhëtisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, shkon në 103 numri i viktimave

16:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com