• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Audio/ KLP: Të organizojmë ceremoni dinjitoze për burrin e Ermonelës

10:45 : 03/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, ka marrë zotim para kolegëve të tij për t’i organizuar një ceremoni dinjitoze emërimi prokurorit më të ri, Bledar Valikaj, bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Pasi e emëruan në kundërshtim flagrant me ligjin, tashmë KLP ka vendosur që të nderojë deri në fund burrin e Felajt. Mesditën e së Enjtes, Kryetari i KLP, Ibrahimi dhe anëtari Tartar Bazaj ishin pjesë e ceremonisë solemne të emërimit në detyrë të Bledar Valikaj, të zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës.

Çështja për organizimin e ceremonisë solemne për prokurorin Valikaj është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në datë 25 Prill 2019.

Anëtari prokuror Besnik Cani, i cili po pret të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për shkak të problemeve me Vetingun, i ka sugjeruar kolegëve të tij që, për prokurorët e rinj në detyrë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë të organizojë ceremoninë solemne të betimit.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

Ai solli në vëmendje faktin që ligji parashikon se prokurori duhet të bëjë betimin publik para marrjes së detyrës. Sipas tij, ligji nuk parashikon se ku duhet bërë ky betim, ndaj Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka për detyrë të përcaktojë vendin.

Propozimi i anëtarit Cani, pavarësisht se dukej në terma të përgjithshëm, në fakt lidhej drejtëpërdrejtë me bashkëshortin e deputetes Felaj. Këtë detaj e zbuloi vetë kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Ky i fundit, pasi e konsideroi me vlerë propozimin e Canit, deklaroi para anëtarëve të tjerë se do të kontaktonte vetë personalisht me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, për ta pyetur nëse ishte bërë ceremoni betimi për prokurorin e sapo-emëruar, Bledar Valikaj.

Gent Ibrahimi nuk e përmend nominalisht burrin e Ermonela Felaj, por i referohet atij, kur shprehet se: “jemi dakord që të bëjmë një ceremoni publike për prokurorin e emëruar në mbledhjen e kaluar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Bledar Valikaj u emërua prokuror, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin në mbledhjen e parafundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e zhvilluar në datë 15 Prill 2019.

Bledar Valikaj ka punuar prej vitesh si oficer i Policisë Gjyqësore në disa prokurori të Shqipërisë. Në vitin 2015, ai shpallet fitues i një konkursi të zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme për një post prokurori, bazuar në ligjin e vjetër.

Pasi u shpall fitues, emri i tij i dërgohet Presidentit të Republikës për dekretimin e tij si “prokuror në Kukës”.

Kreu i shtetit të asaj kohe, Bujar Nishani, nuk e dekreton propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e rrëzuar në heshtje kandidaturën e Valikajt për prokuror.

Pas refuzimit në heshtje, bashkëshorti i deputetes Felaj i drejtohet gjykatës administrative. Në padinë e tij, Bledar Valikaj kërkon nga gjykata që të urdhërojë Presidentin për t’u shprehur, si edhe të pranojë me dekret propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjykata Administrative, e shkallës së parë dhe e Apelit, vendosën në favor të Valikajt dhe urdhëruan Këshillin e Lartë të Prokurorisë për ta emëruar prokuror.

KLP vendosi emërimin e Bledar Valikaj në detyrën e prokurorit në Tiranë. Nëpërmjet kësaj vendimmarrje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë tejkaloi çdo lloj parashikimi ligjor.

Së pari, Kushtetuta përcakton se prokuror mund të zgjidhen vetëm ata që kanë përfunduar me sukses Shkollën e Magjistraturës. Bledar Valikaj nuk e ka përfunduar këtë shkollë.

Së dyti, propozimi i Prokurorit të Përgjithshëm të kohës ishte që “Bledar Valikaj të emërohet prokuror në Kukës”.

Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka parë të arsyeshme që ai të emërohej në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes së tij, deputetes Felaj.

Pra, KLP është treguar shumë më bujare me Bledar Valikajn-jo vetëm që e ka emëruar prokuror në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe ka vendosur që ai të japë kontributin e tij në Prokurorinë e Tiranës, pasi Kukësi është larg kryeqytetit.

Ndërkohë, emri i Valikajt ka sjellë një pështjellim ndërmjet KLP-së dhe Komisionit të Vetingut. Dy institucionet nuk po mirëkuptohen se kush duhet t’ia bëjë Vetingun bashkëshortit të deputetes Felaj.

Me shumë mundësi, ai do të ushtrojë detyrën e prokurorit pa kaluar në Veting, duke shënuar një rast “përjashtimor”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025
BOTA

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025
SHENDETI

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025
SPORT

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025
Para

Vetingu/ Kreu “evazion të ligjshëm”, Kolegji i Apelimit "harron" Zaganjorin

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com