• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista e plotë, PS rikandidon 24 kryebashkiakë, vetëm Dibra dhe Durrësi pa emër

13:29 : 01/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.

Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra.

Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t, por rikandidimi i tij ende nuk është ndarë përfundimisht.  Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana  Memaj.

Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta.

Për bashkinë Elbasan, PS e ka ndarë mendjen për të mos rikandiduar Qazim Sejdinin, dhe do të kandidojë pas 12 vjetësh një figurë të re, si Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut.

Lexo edhe:

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t’ja heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën.

Në Vlorë, Rama do të rikandiojë Dritan Leli, në Konispol Shuaip Beqirin, e në Himarë Jorgo Goron. Në Sarandë PS do të zgjedhë mes tre emrave Ardian Kola, Ardian Gurma ose Alket Qendro, ndërsa në Delvinë do të kandidohet një zonjë. Në Finiq PS do të mbështesë një kandidat të propozuar nga partitë minoritare Greke. Në Selenicë ende nuk është vendosur nëse do të kandidojë deputeti Vullnet Sinaj.

Në Korçë PS do t’i japë një mandat tjetër Sotiraq Filo, ndërsa në Maliq Gëzim Topçiu do të kërkojë një mandat të 6-të, duke thyer të gjitha rekordet. Në Pogradec PS do të synojë t’ia marrë PD-së drejtimin e bashkisë, përmes deputetit Ilir Xhakolli. Në Devoll nuk është vendosur kandidimi i deputetes Edlira Bode, ndërsa në Kolonjë PS do të zgjedhë mes aktorit Erjon Isai dhe një arkitekti. Në Pustec, PS do të mbështesë kandidatin e minoritetit maqedonas, Vasil Sterofski.

Fieri është qarku me numrin më të lartë të rikonfirmimeve. PS pritet të kandidojë të njëjtët kryetarë bashkie që ka, me dyshime të vogla për Fatos Tushen. Në të vetmen bashki që nuk drejton, në Mallakastër, PS do të kandidojë me Qerim Ismailin.

Në Gjirokastër PS do të zgjedhjë mes deputetit Flamur Golemi dhe zëvendësministres së jashtme, Artemisa Dralo. Në Tepelenë do të rikandojë Tërmet Peçi, në Këlcyrë Klemend Ndoni dhe në Libohovë Luiza Mandi. PS ende nuk ka përcaktuar kandidatin e saj në Memaliaj, ndërsa në Përmet do të kandidojë Alma Hoxha dhë në Dropull Dhimitër Tola.

Në Durrës, moskandidimi i Dakos duket një histori e mbyllur, dhe PS po shkon drejt kandidimit të Spartak Kovaçit. Në Krujë pritet një rikandidim i Artur Bushit, ndërsa në Shijak diskutimet vërtiten mes kryetarit të Partisë Elton Arbana dhe funksionarit Elton Varaku.

Në qarkun  Shkodër, PS do të rikandidojë të tre kryebashkiakët që ka, ndërsa për Vaun e Dejës do të provojë ta thyejë PD-në me biznesmenin Mark Babani, ndërsa për bashkinë më të madhe, atë të Shkodrës, PS do të kandidojë më prefektin aktual të qarkut, Valdrin Pjetrin.

Në Has, PS do të rikandidojë me Adem Lalën, në Kukës me   Safet Gjicin, ndërsa në Tropojë me Rexhë Biberajn.

Në Tiranë, rikandidimi i Erjon Veliajt është një proces i mbyllur, ndërsa në Vorë kandidati socialist nuk është përcaktuar, edhe pse deputeti Sadi Vorpsi është një nga emrat e mundshëm. Në Kamëz deputeti Rakip Suli do të tentojë të mposhtë Xhelal Mziun. Në Kavajë duket se mjeku Arben Rugia nuk është kandidati përfundimtar, dhe PS po kërkon emra të tjerë. Në Rrogozhinë PS do të garojë me zv. ministrin e Rinisë,   Shpati Kolgega.

Në Lezhë është zyrtarizuar kandidimi i deputetit Pjerin Ndreu, si dhe rikonfirmohet në Mirditë Ndrec Deda. Në Kurbin PS do të guxojë të garojë me një zonjë në një bastion demokrat. Kandidatja socialiste pritet të jetë Edona Veliaj.

BERAT

 

  1. Berat Ervin Demo

 

  1. Kuçovë Sybi Shehu

 

  1. Poliçan               Adriatik Zotkaj?

 

  1. Skrapar Adriatik Mema

 

  1. Ura Vajgurore Juliana  Memaj

 

DIBËR

 

  1. Bulqizë E papërcaktuar

 

  1. Dibër E papërcaktuar

 

  1. Klos E papërcaktuar

 

  1. Mat E papërcaktuar

 

ELBASAN

 

  1. Elbasan Gledian Llatja

 

  1. Belsh Arif Tafani

 

  1. Cërrik Andi Salla

 

  1. Gramsh Klodian Taçe

 

  1. Librazhd Kastriot Gurra

 

  1. Peqin Saimir Hasalla ose….?

 

  1. Përrenjas                       Nuri Belba

 

VLORË

 

Vlorë                              Dritan Leli

 

Konispol                        Shuaip Beqiri

 

Sarandë                         Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro

 

Selenicë                          Vullnet Sinaj ?

 

Delvinë                          (Femër)

 

Himarë                           Jorgo Goro

 

Finiq                              Aleatët MEGA

 

KORCË

 

  1. Korçë Sotiraq Filo

 

  1. Devoll Edlira Bode?

 

  1. Kolonjë Erjon Isai (ose një arkitekt)

 

  1. Maliq Gëzim Topçiu

 

  1. Pogradec Ilir Xhakolli

 

  1. Pustec Vasil Sterofski

 

FIER

 

  1. Fier Armando Subashi

 

  1. Lushnjë Fatos Tushe?

 

  1. Divjakë Fredi Kokoneshi

 

  1. Patos Rajmonda Balilaj

 

  1. Mallakastër Qerim Ismaili

 

  1. Roskovec Majlinda Bufi

 

GJIROKASTËR

 

  1. Gjirokastër Flamur Golemi/ Artemisa Dralo

 

  1. Tepelenë Tërmet Peçi

 

  1. Këlcyrë Klemend Ndoni

 

  1. Libohovë Luiza Mandi?

 

  1. Memaliaj E papërcaktuar

 

  1. Përmet Alma Hoxha

 

  1. Dropull Dhimitër Tola

 

DURRËS

 

  1. Durrës Spartak Kovaçi

 

  1. Krujë Artur Bushi

 

  1. Shijak Elton Arbana, Elton Varaku

 

SHKODËR

 

  1. Shkodër Valdrin Pjetri

 

  1. Fushë-Arrëz Fran Tuçi

 

  1. Malësi e Madhe Tonin Marinaj

 

  1. Pukë Gjon Gjoni

 

  1. Vau i Dejës Mark Babani

 

KUKËS

 

  1. Has Adem Lala

 

  1. Kukës Safet Gjici

 

  1. Tropojë     Rexhë Biberaj

 

TIRANË

 

  1. Tiranë Erjon Veliaj

 

  1. Vorë Sadi Vorpsi?

 

  1. Kamëz Rakip Suli

 

  1. Kavajë Arben Rugia?

 

  1. Rrogozhinë Shpati Kolgega

 

LEZHË

 

  1. Lezhë Pjerin Ndreu

 

  1. Kurbin Edona Veliaj

 

  1. Mirditë Ndrec Deda/ Burimi Report TV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
AKTUALITET

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025
AKTUALITET

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025
RAJONI

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025
Para

Young Zerka feston sot ditëlindjen dhe urimi që i bëri vetes na doli jashtë pritshmërive

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com