• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Samiti i Berlinit/ DW: Nuk arrin emërues të përbashkët

09:31 : 30/04/2019
në KRYESORE, RAJONI

Samiti i Berlinit përfundoi pa arritur një emërues të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë. Angela Merkel presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje

Kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, erdhi te Porta e Brandenburgut për të dhënë deklaratën pas samitit, gazetarët kishin dy orë që po prisnin duke u dridhur në temperaturat dimërore të kryeqytetit gjerman. Vonesa prej gati dy orësh kishte të bënte kryesisht edhe me përpjekjet e pasuksesshme të kryesisë gjermano-franceze të samitit për të bindur liderët kosovarë për të hequr dorë nga tarifat doganore ndaj Serbisë. Nga pjesëmarrësit në takim mësohet se këmbëngulja e kryeministrit Ramush Haradinajt për të mos e bërë këtë hap, të cilin Serbia e ka vënë si parakusht për të rifilluar bisedimet e ngecura në vend, ishte pak zhgënjyese.

Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës. Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”.

Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Macron begrüßen Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.

Për Thaçin samiti – konfrontim i “rëndë”

Lexo edhe:

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

Takimi i Berlinit, që u bë nën kryesinë franko-gjermane, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të gjente një emërues të përbashkët. Së paku në dy pikat që i interesonin Kosovës: liberalizimin e  vizave dhe vijimin pa kushte të dialogut me Serbinë. Thaçi tha para gazetarëve në fund të samitit të vogël në Berlin se konfrontimi me palën serbe kishte qenë “i rëndë” për delegacionin e Kosovës, i cili përbëhej, veç tij edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministi i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Sipas Thaçit, megjithë ndërhyrjen e kancelares Merkel, pala serbe, nuk kishte dashur të pranonte në asnjë mënyrë njohjen e Kosovës, parakusht ky i vënë nga Kosova për të hequr tarifat doganore. Po ashtu edhe Kosova kishte qëndruar në pozicionin e saj për të mos hequr dorë nga taksat doganore prej 100 për qind të vendosura ndaj Serbisë pas fushatës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kancelarja Angela Merkel, para takimit, e kishte quajtur vënien e taksave “një zhvillim jo në drejtimin e duhur”.

Deutschland Westbalkan-Gipfel Merkel und Macron (Reuters/M. Sohn)

Për Vuçiç – samiti nuk solli asgjë të re

Edhe presidenti i Serbisë Alexandar Vucic kishte thënë para medias se samiti nuk solli asgjë të re. “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.

Në samitin e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Berlin, Franca dhe Gjermania kishin ftuar liderë nga Ballkani Perëndimor, Sllovenia dhe Kroacia, për të shkëmbyer mendime për zgjidhjen e konflikteve të hapura. Fillimisht ishte parashikuar nënshkrimi i një dokumenti nga të gjithë pjesëmarrësit, por në fund të takimit zyra e shtypit e kancelares gjermane bëri publik vetëm konkluzionet e kryesisë së përbashkët franko-gjermane.

Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin (Getty Images/C. Koall)

Fryma e dokumentit të publikuar gjatë natës është pozitive dhe përmban një gjuhë të përgjithshme. Sipas dokumentit në fjalë “Serbia dhe Kosova ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të realizuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar konstruktivisht në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE, me synim për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”. Në dokument nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.

Në fillim të takimit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, por zgjidhja do të duhet të sillte stabilitet në të gjithë rajonin: “Nuk mund të ketë marrëveshje, pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut  si shembull pozitiv. Sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, megjithëse takimi i një formati të tillë nuk pati ndonjë sukses, ai do të vijojë ndoshta në format më të ngushtë, edhe në të ardhmen.  Takimi i ardhshëm është parashikuar të bëhet në Paris në muajin korrik. Thaçi vetë ishte shprehur skeptik për zgjidhjen e konfliktit pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Qysh para takimit ai kishte thënë se “BE-ja është e dobët dhe se prej saj nuk mund të priten mrekulli”.  /DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

09:48 : 17/08/2025
RAJONI

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

09:42 : 17/08/2025
AKTUALITET

Bilanci katastrofik i zjarrit në Delvinë, flakët dogjën një sipërfaqe mbi 40 km²

09:34 : 17/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025
RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025
Para

PIKANTE/ Tolerancë fetare në Korçë, në ditën e Pashkës. Dëmtohet ai që… mban barelën

TË GJITHA

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

09:48 : 17/08/2025

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

09:42 : 17/08/2025

Bilanci katastrofik i zjarrit në Delvinë, flakët dogjën një sipërfaqe mbi 40 km²

09:34 : 17/08/2025

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com