• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Kolë Hysenaj ndërton hotel me rrogë prokurori

12:15 : 29/04/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kolë Hysenaj, tashmë është edhe pronar hoteli në Korçë, të cilin e ka blerë dhe rikonstruktuar me të ardhurat e krijuara nga paga si prokuror dhe nga fitimet e një lokali të vogël me qera, të marrë nga bashkëshortja e tij në vitin 2007.

Bashkia e Korçës ka konfirmuar zyrtarisht se prokurori Hysenaj dhe bashkëshortja e tij, në korrik 2017, kanë aplikuar për “Rikonstruksion banese (shërbim + banim 2 kate +1 kat shtesë) në rr. ‘Sotir Peci’, paraqitur nga zhvilluesit Kolë Hysenaj dhe D. Hysenaj”.

Sipas Bashkisë së Korçës, prokurorit Hysenaj i është miratuar në Shtator 2017, “pasi është ndjekur e gjithë procedura ligjore” thekson kryetari Sotiraq Filo.

Lexo edhe:

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

Kolë Hysenaj ishte drejtues i Prokurorisë së Korçës në vitin 2016, kur ai vendosi të investonte kursimet e tij në pasuri të paluajtshme në zonën shumë pranë qendrës së qytetit juglindor.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, Hysenaj deklaron se ka kryer dy blerje, truall + ndërtesë me sipërfaqe 316 m2; si edhe “truall + ndërtesë me sipërfaqe 50 m2”. Vlera totale e blerjeve, sipas formularit të pasurisë, është 125 mijë euro.

Si burim financiar për blerjen e këtyre pronave, prokurori Hysenaj ka deklaruar të ardhurat e krijuara nga shitja e një prone në Tiranë, si edhe kredi në vlerën 5 milionë lekë.

Duke vijuar më thellë në kohë, prokurori Hysenaj deklaron se prona në Tiranë, nga shitja e të cilës ka fituar të ardhura për të kryer investime në Korçë, është krijuar nga të ardhurat nga paga si prokuror dhe fitimet e bar-kafe me 7-8 tavolina, i gjendur pranë godinës së Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori Kolë Hysenaj, ka nisur jetën e tij familjare me një shtëpi të blerë në vitin 2001 me vlerë 2 milion lekë të reja. Pjesën më të madhe të shumës së paguar, ai e ka marrë borxh tek familjarët, rreth 1.5 milionë lekë të reja.

Paralelisht me jetën profesionale, ai ka menduar që të kryejë investime në pasuri të paluajtshme, me burim financiar pagën e tij dhe atë të bashkëshortes, si edhe të ardhurat minimale nga lokali bar-kafe.

Prokurori Hysenaj rezulton se ka qenë administrator i mirë i të ardhurave, pasi, pasuria e tij, e nisur nga një shtëpi me borxhe, tashmë është shndërruar në “saraje” në Korçë dhe apartament në Tiranë.

“Boldnews.al” ka publikuar më parë pronën e blerë nga prokurori Hysenaj në Korçë. Në momentin që godina është blerë nga prokurori, ajo ishte e pasistemuar, megjithëse në një zonë shumë të preferuar për shërbime hotelerie.

Disa foto të tjera, të siguruara nga “Boldnews.al” kohët e fundit, dëshmojnë se objekti, dikur i me pamje jo-komode, sot është shndërruar në një godinë tërheqëse. Kosto e rikonstruksionit të godinës është ende e paqartë dhe, me shumë mundësi, është e deklaruar nga prokurori Hysenaj në formularin e pasurisë për vitin 2018, i cili ende nuk është vënë në dispozicion të “Boldnews.al” nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, pavarësisht kërkesës zyrtare të dorëzuar pak javë më parë.

Bashkia e Korçës nuk është në gjendje të përcaktojë koston e ndërtimit e të rikonstruksionit, pasi vlera është në varësi të punimeve të rikonstruksionit. Megjithatë, kryebashkiaku i Korçës, në përgjigjen drejtuar “Boldnews.al” i referohet kostove minimale të ndërtimit, bazuar në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave për vitin 2016.

“Sipas tabelës 1 (të këtij Udhëzimi), kosto mesatare e ndërtimit për Korçën është 32.381 lekë/m2”, deklaron kryebashkiaku Filo.

Gjithashtu, Bashkia Korçë informon se rreth dy muaj më parë, konkretisht në 08.02.2019, prokurori Kolë Hysenaj dhe bashkëshortja e tij kanë aplikuar për çertifikatë përdorimi të objektit, pas përfundimit të ndërtimit.

Pas dorëzimit të kërkesës për çertifikatë përdorimi, ajo “është miratuar në datë 20.02.2019”, deklaron Bashkia Korçë.

Pajisja me çertifikatë përdorimi nënkupton që subjekti zhvillimor, në rastin konkret prokurori Kolë Hysenaj, ka përfunduar ndërtimin, e ka kolauduar atë, si edhe është pajisur paraprakisht me aktet që konfirmojnë se ndërtimi është realizuar brenda projektit, për të cilin ka aplikuar në Bashkinë e Korçës.

Kjo dëshmon se prokurori Kolë Hysenaj tashmë e ka përfunduar rikonstruksionin/ndërtimin e objektit dhe është gati për ta vendosur atë në funksionim, në shërbim të klientëve që do të zgjedhin pronën e tij për të shijuar udhëtimet turistike në Korçë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026
AKTUALITET

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
BOTA

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026
AKTUALITET

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026
Para

Më në fund e konfirmuan/ Xhemi Shehu i ngacmon të dashuruarit : Nuk e di ça..

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş