Një grua është gjetur e pajetë në breg të detit në Durrës këtë të mërkurë.
Policia njoftoi se viktima, ende e paidentifikuar, është e moshuar dhe pa shenja dhune në trup.
“Në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza. Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lokale. /bn/