• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Donika Prela sulmon Policinë, kritikon miken e saj, Arta Marku

09:28 : 23/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, është munduar të justifikojë dështimin e saj në krye të institucionit, duke sulmuar ashpër Policinë e Shtetit për mos-veprim, sidomos kundër korrupsionit, si edhe duke kritikuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për zvogëlimin e numrit të prokurorëve në varësi të saj.

Donika Prela, e cila i shërbeu më së miri Fatmir Xhafajt, duke mos i inkriminuar të vëllain, Agron (Geron) Xhafaj në trafikun e narkotikëve, tashmë ka vendosur që të dalë hapur kundër Policisë së drejtuar nga Sandër Lleshaj, por edhe ndaj mikeshës së saj, Arta Marku.

Në raportin vjetor për vitin 2018, Donika Prela shkruan se: “Ka një mungesë bashkëpunim konstruktiv mes prokurorisë dhe strukturave të policisë, të sektorëve përkatës në nivel qëndrorë si dhe me disa drejtori të policisë vendore”.

Sipas Prelës, “Ka mungesë të referimeve serioze (nga Policia e Shtetit) për kryerjen e hetimeve proaktive për grupe të strukturuara kriminale, vepra penale të trafikimit të narkotikëve, njerëzve etj”.

Lexo edhe:

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

Duke vijuar më tej, Prela shkruan se: “Evidentohet në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna, megjithëse shihet si një domosdoshmëri në luftën kundër ketij fenomeni mjaft shqetësues”.

“Për këtë kategori subjektesh –deklaron Prela – mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit me qëllim regjistrimin e procedimeve penale dhe kryerjen e hetimeve proaktive”.

Zyrtarja që ka bllokuar hetimet për zyrtarët e lartë, të evidentuar si bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, sidomos për vjedhjen e votave gjatë vitit 2017, vijon serinë e kritikave ndaj Policisë së Sandër Lleshaj.

“Megjithëse e kemi ngritur si shqetësim në të gjithë analizat e punës, takime me drejtues të policisë shtetit, deri tani nuk është krijuar një seksion i veçantë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve të drejtësisë, e cila do i përgjigjej dhe organizimit të seksionit përkatës që ka kjo prokurori për veprat penale të korrupsionit, strukturë e cila do të sillte një bashkërendim më të mirë dhe identifikimin e rezultateve konkrete për këto vepra penale duke pasqyruar rezultate vetëm për këtë kategori veprash penale”.

Kritikat e Prelës vijojnë edhe për mos-angazhimin e strukturave policore në kryerjen e veprimeve të posaçme hetimore kundër grupeve kriminale.

“Kjo prokurori ka domosdoshmëri përdorimin e metodave speciale të hetimit, siç janë kryerja e përgjimeve, nepërmjet interceptimit të telefonave, përgjimet në vënde publike dhe private, veprimet simuluese, infiltrimi i punonjësit të policisë, etj, ku, për fat të keq, dy mjetet e fundit janë përdorur vetëm në dy raste përgjatë vitit 2018”.

Në vijim, Donika Prela, duke synuar të justifikojë dështimin e saj spektakolar, i kundërvihet edhe drejtueses së saj, Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, megjithëse në një formë disi më indirekte, duke mos e përmendur me emër të përveçëm.

“Në uljen e shpejtësisë në hetime pranë kësaj prokurorie –shprehet Prela- ndikim ka patur dhe fakti që, duke filluar nga muaji qershor 2018, me largimin e prokurorit H.L, dhe me pas në vijimësi me largimin e katër prokurorëve të tjerë, duke u caktuar në detyra pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, prokuroria e krimeve të rënda ka ushtruar veprimtarinë e saj me 5 (pesë ) prokurorë më pak në organikë”, shkruan Donika Prela.

Gjatë vitit 2018, nuk ka pasur asnjë shkarkim të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Katër largimet, të cilat i referohet Donika Prela, janë realizuar me firmën e kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Ndër të lëvizurit nga Arta Marku ishin Elizabeta Imeraj, e cila u caktua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës; si edhe transferimet e paligjshme të Besim Hajdarmataj në Pogradec, Olsian Çelës në Berat dhe Sonila Muhametaj në Pukë.

Etiketa: markupoliciaPrela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
Para

VIDEO/ PD dhe aleatët firmosin marrëveshjen për koalicion opozitar, zbardhen 10 pikat

TË GJITHA

“Nën hetim nga SPAK”/ Denoncimi: Kryetarja e komanduar e Tropojës ‘sfidon’ ligjin për herë të tretë

12:25 : 18/11/2025

Kamioni merr përpara çiftin shqiptar në Greqi, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

12:14 : 18/11/2025

Situatë alarmante nga reshjet në Lezhë/ Del nga shtrati Lumi Drojë, mbi 50 shtëpi të përmbytura

12:00 : 18/11/2025

Përmbytet nënkalimi i Mamurrasit, fundoset makina bashkë me shoferin/ VIDEO

11:59 : 18/11/2025

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com