• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetët të zgjidhen nga…/Ndryshimi i sistemit zgjedhor, “Nisma Thurje” mbledh firmat

14:43 : 22/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nga çështjet e debatueshme së fundmi në politikën shqiptare.

Idenë për ndryshimin e sistemit zgjedhor e ka hedhur rreth 2 vjet më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha, që propozoi një parlament me 100 deputetë, ndërsa e ka mbështetur edhe tani.

Po kështu ata që konsiderohen si “opozita e re” kanë artikuluar idenë për ndryshimin e sistemit, duke vënë theksin në një sistem mazhoritar.

Sot Nisma Thurje ka nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve për të zyrtarizuar kërkesën për ndryshimin e sistemit.

Nisma Thurje kërkon që zgjedhja e deputetëve të Parlamentit të behet me votë direket nga populli për emrat dhe jo për siglat e partive.

Lexo edhe:

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

“Prandaj ne, populli shqiptar, të bindur për nevojën e një reformimi të thellë politik të shoqërisë sonë, duke synuar demokratizimin e vendit, hapjen e negociatave për integrimin në BE dhe daljen nga rrethi vicioz 30 vjeçar i tranzicionit, kërkojmë njëzëri:

Ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual, i cili pushtetin për të emëruar përfaqësuesit e popullit e lë në dorë të kryetarëve të partive.

● Hapjen e një debati publik, të pasuar nga një vendimmarrje në Parlament, për vendosjen e një sistemi të ri, ku pavarësisht formulës së përdorur, e drejta për të zgjedhur direkt përfaqësuesit i takon vetëm popullit.

● Shfuqizimin e ndryshimeve Kushtetuese të bëra, brenda një nate, në vitin 2008, dhe marrjen e hapave të nevojshëm për të balancuar raportin dhe kontrollin mes pushteteve politike në Shqipëri”, thuhet në peticionin që po firmoset nga qytetarët.

TEKSTI I PLOTË I PETICIONIT PËR NDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR

30 vjet pas shembjes së komunizmit, gjithmonë e më shumë janë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve ato që po shemben. E nisëm rrugën drejt demokracisë me besimin se shumë shpejt Shqipëria do të ishte një vend i begatë e i zhvilluar, po aq sa të gjitha vendet përreth nesh.

Ishim të sigurte se pasuritë natyrore, nafta, mineralet, uji, deti etj, njohuritë teknike të akumuluara ndër vite, dhe vitaliteti i shoqërisë tonë do ishin të mjaftueshme për ta bërë vendin tonë të denjë në familjen evropiane. Sot, të gjitha këto janë iluzione. Integrimi në Bashkimin Evropian duket ende larg, teksa Shqipëria mbetet ndër vendet më të prapambetura të kontinentit. Standardet tona të jetesës sot nuk kanë asgjë të përbashkët me mirëqenien evropiane që aq shumë dëshironim. Arsyeja pse kjo ka ndodhur është e thjeshtë, Shqipëria nuk arriti kurrë të zhvillonte institucionet politike të nevojshme gjatë këtyre 30 viteve.

Akoma më keq, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008-ën shënuan një regres të thellë fillimisht në jetën politike, e më pas në standardet ekonomike të vendit tonë. Në një natë të vetme, drejtuesit e dy partive kryesore vendosën që sovranitetin t’ia hiqnin popullit dhe t’ia jepnin vetes. Aktualisht populli shqiptar e ka të pamundur të ushtrojë sovranitetin qoftë direkt (përmes referendumit) e qoftë përmes përfqësuesve të tij, të cilët, në sistemin aktual, përcaktohen nga kryetarët e partive. Më shumë se kurrë, sot është i nevojshëm riparimi i atyre ndryshimeve famëkeqe.

Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë duhet t’i përkasë popullit, e të ushtrohet prej tij në mënyrë direkte ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur tij. Në thelb të këtyre ndryshimeve qëndron rishkrimi i sistemit zgjedhor, duke i garantuar qytetarëve shqiptarë të drejtën që të zgjidhen dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Vetëm kështu, vetëm duke i rikthyer sovranitetin popullit, ne do të kemi garancitë se pushteti politik nuk do përdoret për të mbrojtur interesat e një grupi të ngushtë njerëzish, por të përfaqësuar dëshirat dhe nevojat e tërë shoqërisë.

Prandaj ne, populli shqiptar, të bindur për nevojën e një reformimi të thellë politik të shoqërisë sonë, duke synuar demokratizimin e vendit, hapjen e negociatave për integrimin në BE dhe daljen nga rrethi vicioz 30 vjeçar i tranzicionit, kërkojmë njëzëri:

Ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual, i cili pushtetin për të emëruar përfaqësuesit e popullit e lë në dorë të kryetarëve të partive.
Hapjen e një debati publik, të pasuar nga një vendimmarrje në Parlament, për vendosjen e një sistemi të ri, ku pavarësisht formulës së përdorur, e drejta për të zgjedhur direkt përfaqësuesit i takon vetëm popullit.
Shfuqizimin e ndryshimeve Kushtetuese të bëra, brenda një nate, në vitin 2008, dhe marrjen e hapave të nevojshëm për të balancuar raportin dhe kontrollin mes pushteteve politike në Shqipëri.

Etiketa: nisma thurjepeticionsistem zgjedhor

Lajme të lidhura

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025
AKTUALITET

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

21:07 : 29/05/2025
AKTUALITET

‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje’ kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit

22:26 : 03/03/2025
AKTUALITET

“Shqipëria Bëhet” dhe Nisma Thurje zyrtarizojnë koalicionin, Lapaj vendoset drejtues

11:16 : 28/02/2025
AKTUALITET

Basha kandidat i “Nismës Thurje”? Soko: Është jashtë vijave të kuqe

15:41 : 10/11/2024
Para

Azilkërkuesit në Irlandë/ Shqiptarët lënë pas edhe shtetasit nga Zimbabve

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com