Të dielën, do ishte afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit, por meqë është pushim, afati i fundit është të martën.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.
Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
REGJISTRUAR
ALEATË TË RAMËS
- Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
- Partia Socialdemokrate Shqiptare – Skender Gjinushi
- Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj
- Partia Kristian Demokrate – Dhimitër Muslia
- Partia Aleanca Demokristiane – Zef Bushati
- Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja
- Partia Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
- Partia Emigracionit Shqiptar – Kostaq Papa
- Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
- Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
- Demokracia e Re Europiane – Koçi Tahiri
- Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
- Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – Kristo Kiço
- Partia për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostolo
- P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve – Ymer Kurti
- Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Cicollari
ALEATË TË BASHËS
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar -Ylber Valteri
- Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
- Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arian Starova
- Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
- Partia Kombëtare Konservatore – Kujtim Gjuzi
JASHTË KOALICIONEVE
- Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve – Kadri Isufaj
KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN
JASHTË KOALICIONEVE
- Fryma e Re Demokratike – Bamir Topi
- Lista e Barabartë – Ben Blushi
- Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima
ALEATË TË RAMËS
- Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
- Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
- Partia Socialpuntore Shqiptare – Ramadan Ndreka
- Partia e Reformave Demokratike – Krenar Rryçi
- Pajtimi Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi
NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET
- Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduart Abazi
Partite e reja per tu regjistruar
KQZ pritet te mblidhet te marten per te marre vendimin per partite e reja qe do te regjistrohen ne votimet e 30 qershorit. Ne listen e shpallur nga KQZ jane partia e ish-presidentit Bamir Topi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuqezi, si dhe partia Ligj e Drejtesi.
Gjithashtu mesohet se ne zgjedhje do te konkurroje edhe partia Zgjidhja e Koco Kokedhimes, dhe partia Libra, e cila pati se drejtues ish-deputetin e PS-se, Ben Blushi.
Me poshte rendi i dites se KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 23.04.2019, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt – vendimeve:
1. Raporti për auditët teknicien “Për emërimin e auditit teknicien për mbikëqyrjen e procesit të hartimit të listave të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019” dhe udhëzimit Nr.2, datë 28.12.2012 të KQZ “Për miratimin e rregullave të veçanta për kushtet e kontratës dhe kryerjen e auditimit nga auditët teknicien për verifikimin e veprimeve në bazen e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në sistemin elektronik të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve”.
2. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
3. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
4. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
5. “Per lirimin dhe emërimin e sekretarit dhe anëtarit të KZAZ nr.41, shkarkim dhe emërim kryesisht të anëtarit të KZAZ nr.23”.
6. “Për emërimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të KZAZ-ve, për Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
7. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z.Altin Malokaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
8. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z.Ardian Kokomani, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
9. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Dorjan Teliti, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
10. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z.Gavrosh Zela, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
11. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z.Isuf Meta, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
12. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Lisander Hoxha, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
13. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z.Skerdilaid Sulozeqi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
14. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
15. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Demokracia Sociale” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
16. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Zgjidhja” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
17. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia e Pajtimit Kombëtar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
18. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Socialpuntore Shqiptare” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
19. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Ligj dhe Drejtësi” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
20. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Fryma e Re Demokratike” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
21. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Aleanca Kuq e Zi” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
22. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Lista e Barabartë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
23. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.