Korça dhe Pogradeci 3 ditë pa drita, ja ç’pritet të ndodhë

Në datat 23-26 prill, do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona në Korçë dhe Pogradec, njoftoi OSHEE.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se për shkak te takim-tokëzimit të çelësave 10kV, të NST Bilisht, më 23 prill nga ora 09:00 deri në 13:00, do të stakohet energjia për zonat: Rrethi Korçë/ Ish-komunat Qender, Bitincke, Kapshticë, Dogana dhe Vishocicë.

Për shkak të takim-tokëzimit të çelësave 10kV, të NST Petrushë më 24 prill, nga ora 09:00 deri në 13:00, do të stakohet energjia për zonat: Rrethi Pogradec/Ish-komunat Çerrave dhe Dardhas.

LEXO EDHE  'Akomoduesi'/ Nuk deklaronin dhomat e hotelit, në pranga 2 inspektorë

Më 25 prill, nga ora 09:00 deri në 13:00, do të stakohet për zonat: Rrethi Pogradec/ fshatrat Vreshtaz dhe Pirg.

Më 26 prill, nga ora 09:00 deri në 13:00 do të stakohet për zonat: Rrethi Pogradec / fshatrat Vreshtaz, Pirg, Podgorie, Nishavec dhe Petrushe. /bn/