Tema e emisionit të transmetuar dje “Dritare me Rudinën”, e moderuar nga gazetarja Rudina Xhunga, ishte djegia e Katedrales Notre Dame në Paris.
Nisur nga kjo, gazetari i politikës Taulant Halili ka hedhur akuza të forta ndaj Rudina Xhungës. Me nota revolte, ai kujton se Xhunga “ka dy vjet qe hesht per Teatrin Kombetar”.
“Nuk e kam patur zakon kurre te bej komente per koleget aq me teper t’i akuzoj ata, por kjo qe bejne keta VIP-at e gazetarise eshte e turpshme, madje e peshtire. Ka dy ore zonja poshte ne foto, qe diksuton me te ftuarit ne emisionin e saj per ‘Notre Dame de Paris’, dhe ka dy vjet qe hesht per Teatrin Kombetar, si nuk beri nje emision, qofte edhe per te thene: Po duhet prishur, hajde te bejme kulla. Neveritese…”, shkruan në një status në Facebook.
Status që e mbyll me ironi: “PS: Une personalisht e kam akoma mendjen tek Interi, do e kape apo jo Championsin”…
Status që e mbyll me ironi: “PS: Une personalisht e kam akoma mendjen tek Interi, do e kape apo jo Championsin”…