• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e kryetarit të KLP emëron bashkëshortin e Felajt prokuror në Tiranë

16:14 : 15/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndahet 5 me 5 për bashkëshortin e deputetes socialiste, Ermonela Felaj, por vota e kryetarit Gent Ibrahimi ishte përcaktuese për emërimin e Bledar Valikajt në Prokurorinë e Tiranës.

Vota e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), Gent Ibrahimi ishte përcaktuese të hënën në emërimin e Bledar Valikajt, bashkëshorit të deputetes socialiste Ermonela Felaj, si prokuror në kryeqytet.

KLP njoftoi se u miratua me 5 vota “pro” caktimi në detyrë i prokurorit Bledar Valikaj në Prokurinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të cilin në mbledhjen parardhëse të 25 marsit u vendos dhënia e statusit të prokurorit.

Sipas KLP votat për caktimin e Valikajt u ndanë në 5 me 5 pasi anëtari i 11 i Këshillit mungon, pas shkarkimit nga KPA i Antoneta Sevdarit dhe Vatë Staka ende nuk mund të marrë detyrën në pritje të konfrimit të procesit të votimit të tij.

Megjithatë ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, duket se i ka lënë të drejtë kryetarit të këshillit të prishë ngërçin në këto raste.  Pavarësisht se votat për caktimin në detyrë të Valikajt janë ndarë në mënyrë të barabartë neni 166 i ligjit parashikon se vota e kryetarit prevalon mbi atë të anëtarëve të tjerë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

“Kryetari është anëtari i fundit, i cili voton në lidhje me një çështje. Kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese”, citohet në pikat 5 dhe 6 të nenit të sipërcituar, të cilit KLP i është referuar për të marrë vendim në rastin Valikaj.

Në mbledhjen e 25 marsit, me gjashtë vota pro dhe katër kundër, KLP i hapi rrugën Bledar Valikajt për t’u emëruar prokuror. Bledar Valikaj, oficer i policisë gjyqësore dhe bashkëshort i deputetes socialiste, Ermonela Felaj i kërkoi KLP-së të ekzekutonte vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që i dha të drejtë lidhur me kërkesë-padinë që ngriti ndaj Presidencës në vitin 2015, pasi propozimi i ish-kryeprokuorit Adriatik Llalla për emërimin e tij si prokuror nuk u dekretua nga ish-Presidenti Bujar Nishani.

Gjatë seancës së të hënës, KLP mori edhe disa vendime të tjera. Kështu, me 6 vota pro u vendos që antëari i ri i KLP i zgjedhur pa garë të enjten e javës së kaluar, të mos marrë pjesë në këtë mbledhje pasi nuk kishte përfudnuar afati i ankimit prej pesë ditësh.

KLP mori vendime edhe për zëvendësimin e disa drejtuesve të prokurorive të shkarkuar nga detyra prej KPK-së pas procesit të rivlerësimit. Kështu, në funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës që më parë mbahej nga Ferdinand Elezi, u caktua përkohësisht prokurori Ludovik Doda, ndërsa në vend të Edison Ademit, në funskionin e drejtuesit të Pokurorisë së Sarandës u caktua përkohësisht Sali Hasa.

Në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda u caktua prokuori Isa Jata dhe me caktim të përkohshëm në Prokurorinë e Apelit Durrës, prokurorja Afërdita Ndoi. KLP ka miratuar me 5 vota caktimin në detyrë në Prokurorinë e Tiranës të prokuorit Leonard Filopati, që sipas njoftimit të KLP-së, rikthehej në sistemin e prokurorisë për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjithashtu u miratua raporti për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve: Manjola Kajani, Ened Nakuci, Eugen Beci, Njazi Seferi, Doloreza Musabelliu, Blerim Tominaj, Elisabeta Imeraj, Olsian Çela, Përparim Kulluri, Vladimir Mara, të cilët sipas KLP-së janë vlerësuar në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Një pjesë e tyre garojnë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Raportet sipas KLP-së iu dërguan KPK-së dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Pacienti i prangosur në spital, ja pse fotot bëjnë xhiron e Botës/ Ish-deputeti akuza policisë

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com