• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në dorë mbantë një sfungjer… Detaje nga hetimet: Si u ekzekutua Admir Murataj

15:51 : 13/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Admir Murataj, 47-vjeçari që mbeti i vrarë pas grabitjes së 9 prillit në Rinas, është qëlluar në kohën kur po tentonte t’i vinte flakën furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga deklarimet që u janë marrë anëtarëve të grupit të gatshëm të FNSH-së që ndoqën makinën e grabitësve, është zbardhur momenti i përplasjes me armë dhe i vrasjes së njërit prej grabitësve.

Sipas deklarimeve të tyre, pasi kanë ndjekur furgonin që kishte dalë nga pista e Rinasit bashkë me paratë e grabitura, e kanë konstatuar të kthyer diagonal në rrugë, në mënyrë që t’i pengonte për të vazhduar ndjekjen. Në këtë kohë, njëri nga grabitësit, që më pas rezultoi të ishte Admir Murataj, e kishte spërkatur me benzinë dhe po tentonte t’i vinte flakën.

Grabitja-Rinas-policia-vjedhja-foto-ngjarja-Admir-Murataj

Në dorë mbante një shkop, në majë të të cilit kishte një objekt, në pamje të parë si sfungjer, që po tentonte ta ndizte dhe ta hidhte në drejtim të automjetit. Pikërisht ky, ka qenë momenti kur Policia ka qëlluar, duke i bërë edhe thirrje të dorëzohej. Por edhe nga ana e autorëve është qëlluar, me shumë mundësi në ajër, dhe në këtë formë, gjatë kundërpërgjigjes, ka mbetur i vrarë në vend, me një plumb në kokë Admir Murataj.

Lexo edhe:

Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 58 ushtarë të vrarë

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

NDJEKJA NGA POLICIA

Furgoni i grabitësve është konstatuar nga grupi i gatshëm i FNSH kur ndodhej ende brenda në pistë, pasi kishte kryer grabitjen dhe po lëvizte drejt daljes veriore. Fillimisht është tentuar që Policia të futej në pistë, duke qenë se distanca e ndjekjes do ishte më e shkurtër dhe do fitonin kohë.

admirmurataj

Por kjo situatë është shmangur duke qenë se është marrë parasysh rreziku që paraqisnin autorët e ngjarjes. Një përplasje e mundshme e forcave të FNSH me grabitësit e armatosur, me automatikë, granata, madje edhe eksploziv në pistën e avionëve, mund të rezultonte me pasoja edhe më të rënda.

Një ndërhyrje e tillë, mund të sillte reagim të papritur nga ana e grabitësve, që mund të shkaktonte terror te pasagjerët e avionit, i cili ishte gati për fluturim. Për këtë arsye, Policia ka preferuar “rrugën e gjatë” në vend të “rrugës së shkurtër”, që do ishte me pasoja të rënda.

SHKEMBIMI I ZJARRIT

Kur grabitësit kishin zbritur nga furgoni dhe po tentonin t’i vinin flakën për të zhdukur provat, kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia. Forcat FNSH janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë, në mënyrë që t’i rrethonte.

Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë. Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël.

Nga ana tjetër, ata i priste një tjetër furgon, me të cilin kanë arritur të largohen në drejtim të fshatit Dritas, ku janë fshehur në një prej tuneleve aty e më pas i kanë vënë flakën automjetit. Forcat e FNSH kanë parë nga kodra veprimet e tyre dhe kanë lajmëruar Policinë që t’i priste nga krahu tjetër.

/PANORAMA/

Lajme të lidhura

BOTA

Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 58 ushtarë të vrarë

15:12 : 12/10/2025
BOTA

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025
BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

14:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025
Para

‘Gruja e Mretit’ feston ditëlindjen/ Surpriza e kolegëve përlot Bukrën (VIDEO)

TË GJITHA

Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 58 ushtarë të vrarë

15:12 : 12/10/2025

Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?

14:55 : 12/10/2025

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025

“Regjistrime fiktive për të shpëtuar degët”, PD: Gratë mbi 50 vjeç figurojnë si studente pa dijeni

14:39 : 12/10/2025

Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

14:31 : 12/10/2025

Durrësi në kaos, si po degradon porta e turizmit shqiptar

14:07 : 12/10/2025

Izraeli nuk heq dorë: Do t’i rrënojmë tunelet e mbetura të Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

13:56 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com